Tensioni, anijet greke e turke përplasen në Mesdhe…

Dy anije të rojes bregdetare greke dhe turke janë përfshirë në një incident mes tyre në ishujt e kontestuar mes dy shteteve.

Dy anije patrulluese në zonën e ishujve që Greqia i quan ‘Imia’ dhe Turqia ‘Kardak’ janë afruar rrezikshëm, madje edhe duke u përplasur në pjesën anësore.

Autoritetet greke e kanë cilësuar këtë një ngjarje që ndodhi për shkak të devijimit të rrugës nga anija turke, ndërsa autoritetet turke kanë dënuar këtë akt të grekëve sipas tyre.

Loading...