Në taboret politike pas pritjeve të gjata për formimin e Qeverisë, në lojë ka hyrë edhe trendi i blerjes së deputetëve.

Siç mëson INA, tanimë dy deputetë kanë marrë oferta të majme për të qenë pjesë e kombinatorikave për formimin e Qeverisë.

Bëhet fjalë për deputetë të komunitetit jomaqedonas, por nuk bëhen të ditur emrat e tyre. Tentime të tilla ka pasur edhe në radhët e partive shqiptare, përmes joshjeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me punësime, realizimin e kushteve dhe kërkesave jetësore.

Dy javë më parë kaloi afati i Nikolla Gruevskit për formimin e Qeverisë. Pas këtij mossuksesi të VMRO-DPMNE-së, presidenti Gjorge Ivanov ka kërkuar që mandati i radhës të sigurojë fillimisht 61 nënshkrime për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë.

Loading...