Ushtarët turkë të cilët tentuan grusht shteti duket se po e ndëshkohen rëndë. Këto janë pamje që po publikohen në të gjitha mediat turke dhe ato botërore, ku shfaqen ushtarë turq, të cilët poshtërohen rrugëve të Ankarasë dhe Stambollit.

Kapen me forcë, hidhen në rrugë, rrihen me rripa pantallonash, zhvishen lakuriq, ringrihen sërish, detyrohen të ecin më këmbë dhe futen në kampe izolimi duke u ngjeshur pas njëri-tjetrit.

Kujtojmë se pas tentativës për grusht shteti rreth 2839 ushtarë, përfshirë oficerë janë arrestuar, ndërsa 265 persona humbën jetën.

12 3 4 5 6 7

Loading...