Qelizat të cilat krijojnë pigmentin nuk mund të rigjenerohen, prandaj bëni me kohë çdo gjë që është e mundshme.

Nëse keni vërejtur që flokët tuaj po bëhen të bardha, e vetmja gjë që duhet ta bëni është – të relaksoheni.

Në të vërtetë, shkencëtarët kanë zbuluar që nuk është fjala për plakje, por për  stresin e tepërt.

Hulumtuesit kanë zbuluar që qelizat të cilat kanë rolin për prodhimin e pigmentit, të cilat u japin ngjyrë flokëve tuaj zhduken kur trupi është i ekspozuar tepër ndikimit të kortizolit, hormonit të stresit.

Fatkeqësisht, atyre të cilët e kanë humbur ngjyrën e flokëve dhe u janë zbardhur ato, qelizat të cilat krijojnë pigmentin nuk mund të rigjenerohen, kështu që flokët mbeten të bardha, mirëpo ata të cilët ende kanë ngjyrë natyrale, e dinë se si t’ia bëjnë.

Hulumtimet e mëparshme fajin ia kanë lënë adrenalinës për qimet e thinjura.

Hormonet e stresit bëjnë që melanina të migrojë nga flokët në lëkurë, andaj lëkura bëhet më e errët. Sa më i madh të jetë stresi, dëmi është më i madh. Hulumtimi ynë ka treguar që ekziston lidhja, ka publikuar ekipi i shkencëtarëve.

Loading...