Një tërmet me fuqi prej 4.9 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur qytetin Halepçe të Irakut në Administratën Rajonale Kurde (ARK).

Drejtori i Meteorologjisë dhe Tërmeteve të ARK-së, Fazil Ibrahim në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në orën 08.53 sipas orës lokale në Halepçe ka ndodhur një tërmet prej 4.9 ballësh.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale tërmeti nuk ka shkaktuar viktima në njerëz apo dëme materiale, ndërsa një numër i madh i shkollave janë evakuuar me qëllim të marrjes së masave.

Në tërmetin që ndodhi më 12 nëntor që goditur rajonin në kufirin ndërmjet Irakut dhe Iranit, me fuqi prej 7.3 ballësh, humbën jetën qindra persona në Iran, kurse shtatë në Irak.

Loading...