Terrori i 27-prillit, më 19 shkurt deputeti Sela do të përballet me sulmuesit e tij

Më 19 shkurt, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela do të përballet me sulmuesit e tij gjatë ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Më 19 shkurt, Sela do të duhet të paraqitet në gjykatë dhe të jetë i pranishëm në senacë si i dëmtuar ku për herë të parë do të përballet me sulmuesit e tij gjatë ngjarjeve të 27 prillit.

Gjykata Themelore Shkupi 1 sulmuesit e Selës i ndjek nën veprën penale “tentativë për vrasje”.

Kjo u vendos në pjesën e dytë të seancës së sotme. Në pjesën e parë, Ziadin Sela kërkoi më së paku 500 mijë euro dëmshpërblim për sulmin ndaj tij.

Loading...