Terrori në Kuvend: Çavkov dhe deputetë të VMRO-së, javën e ardhshme para gjyqit

Javën e ardhshme, më 22 gusht, të akuzuarit për ngjarjet në Kuvend për të enjten e përgjakshme, përsëri ulen në bankën e të akuzuarve. Mes tyre janë edhe deputetë dhe aktivistë qytetarë, transmeton Medial.mk.

Për këtë lëndë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, akuzohen 30 persona, mes të cilëve edhe ish drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov dhe pesë deputetë të VMRO-DPMNE –së që sipas akuzës ngarkohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetutar dhe sigurisë.

Loading...