Terrori në Paris/ Cilët janë dy vëllezërit që organizuan sulmet (Foto/Video)

Në sulmet e së premtes në Paris janë vrarë 127 persona nga ekstremistët e Shtetit Islamik.

Franca për 3 muajt e ardhshëm do të jetë nën shtetrrethim

(E plotësuar) – Rreziku i sulmeve të tjera në Paris, apo qytete të tjera në Francë ka bërë që presidenti Francois Hollade të propozojë që për 3 muajt e ardhshëm, vendi të jetë nën shtetrrethim.

Lajmi është bërë i ditur nga AFP-ja, nga burime prej pallatit Presidencial.

Që prej së premtes, Franca ka mbyllur kufinjtë dhe ndodhet nën shtetrrethim. Ndërkohë që është vendosur edhe kontrolli në kufij, duke pezulluar përkohësisht edhe lëvizjen e lirë Shengen.

* * * * *

Kur kanë kaluar dy ditë nga sulmet në Paris, Policia ka zbuluar gjatë hetimeve se kush ishin organizatorët e terrorit që tronditi gjithë botën.
Kështu, sipas hetimeve, dy vëllezërit Brahim dhe Salah Abdelsam, të dy rezidentë në Belgjikë janë personat që organizuan sulmet terroriste në Paris.

I pari, Brahim Abdeslam, lindur në vitin 1984, vrau veten me eksploziv në Bulevardin Volter. Ai figuron që të ketë marrë me qira automjetin tip “Seat” në Belgjikë.

Ndërsa i vëllai i tij, Salah Abdelsam, ka marrë me qira automjetin “Polo” të gjendur përballë teatrit Bataclan.

Abdelsam, që është 26 vjeç, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi i ka shpëtuar ndjekjes së policisë. Ai është i armatosur dhe i rrezikshëm për rendin. Mendohet se po planifikon një tjetër sulm terrorist.

Hetimet tregojnë se vëllezërit Abdelsam blenë edhe armët që u përdorën për sulmet në Paris, ku mbetën të vdekur rreth 130 persona.

Gjithashtu, gazeta franceze “Liberation” ka zbardhur edhe identitetin e kamikazit 20-vjeçar që hodhi veten në erë në stadiumin “Stade de Francë”. Ai është Bilal Hadfi, lindur në vitin 1995, rezident në Belgjikë.

* * * *
Autoritetet franceze thonë se kanë identifikuar tre nga terroristët që kryen sulmet serike në Paris mbrëmjen e së premtes. Familjarët e tyre janë arrestuar dhe po merren në pyetje. Të dhëna jozyrtare thonë se njëri prej tyre ishte vetëm 15 vjeç.

Mes të identifikuarve që kryen sulme vetëvrasëse është edhe edhe shtetasi francez, Omar Ismail Mostefaï (1985). Ai është rritur në lagjen e varfër të Parisit, Courcouronnes,.

Mostefaï ka të regjistruar dosje kriminale për disa krime të vogla dhe ishte dënuar tetë herë brenda viteve 2004-2010, por asnjëherë nuk ishte mbajtur në burg.

Ai ishte futur në listën e rrezikut të lartë për radikalizim në vitin 2010, por asnjëherë nuk ishte hetuar për ndonjë lidhje me organizatat terroriste, citohet duke thënë prokurori i Parisit, Francois Molins nga AFP.

Policia po mundohet të zbulojë nëse Mostefai kishte udhëtuar ose jo drejt Sirisë vitin e kaluar.

Dy të dyshuarit tjerë për sulmet e Parisit besohet të jenë nga Siria, të cilët depërtuan në Evropë përmes Greqisë muaj më parë.

Pamje të reja nga sulmi brenda sallës Bataclan ku po performonte një grup muzikor janë publikuar sot në Dailymail.

Në videon e publikuar shihet grupi muzikor që në momentin e të shtënave mbesin të shtangur. Njëri nga muzikantët i cili po u binte baterive është fshehur menjëherë pas instrumentit të tij, ndërkohë që vokalisti kishte mbetur i shtangur në skenë duke mos e kuptuar se çfarë po ndodhte.

Janë publikuar edhe foto të reja para dhe pas sulmit brenda Bataclan’it. KUJDES! Fotot përmbajnë pamje të rënda.

Tmerri brenda sallës së koncertit:

Pamje të reja nga sulmi brenda sallës Bataclan ku po performonte një grup muzikor janë publikuar sot në Dailymail.

Në videon e publikuar shihet grupi muzikor që në momentin e të shtënave mbesin të shtangur. Njëri nga muzikantët i cili po u binte baterive është fshehur menjëherë pas instrumentit të tij, ndërkohë që vokalisti kishte mbetur i shtangur në skenë duke mos e kuptuar se çfarë po ndodhte.

Janë publikuar edhe foto të reja para dhe pas sulmit brenda Bataclan’it. KUJDES! Fotot përmbajnë pamje të rënda.

Identifikohet njëri nga sulmuesit e Parisit

Është identifikuar njëri nga sulmuesit, në sulmet në Paris, ku u vranë 129 persona, njoftojnë hetuesit francezë, shkruan BBC.

Qytetari francez Omar Ismail Mostefai quhet njëri nga sulmuesit, raportojnë mediat franceze.

29 vjeçari ka pasur të kaluar kriminale dhe për autoritetet franceze ka qenë i njohur për radikalizëm.

Hetuesit e kanë identifikuar atë pas shenjave të gishtërinjve të gjetur në teatrin Bataclan, ku tre sulmues hodhën vetën në erë, shkruan agjencia e lajmeve AFP.

“Është çmenduri. Unë vet isha në Paris të premten. E pash se çfarë kaosi ishte”, tha vallai i Mostefait për AFP-në, përpara se të arrestohej nga policia franceze, pasi më herët në mënyrë vullnetare kishte shkuar në stacionin policor.

Ja kush është terroristi Omar Ismail Mostefai

Personi që së bashku me dy sulmues të tjerë ka shtënë ndaj njerëzve në teatrin “Batacan” në Paris, është Francezi 29 vjeçar, Omar Ismail Mostefai, i cili vinte nga qyteti Courcouronnes, 25 kilometra në jug të Parisit.

Ai kishte jetuar në qytetin Chartres deri në vitin 2012.

Mostefai shkonte rregullisht në xhaminë në Luce, që ndodhet afër Chartres, raporton AFP.

Ai ka pasur histori kriminale, pasi kishte kryer krime të vogla por asnjëherë nuk ishte arrestuar nga policia franceze. Shërbimi i sigurisë së Francës, në vitin 2010 ka konsideruar se ai është i radikalizuar, por ai asnjëherë nuk ishte përfshirë në një hetim kundër terrorizmit.

Vëllai i Mostafeit thotë se ai nuk ka pasur kontakte më të për vite të tëra, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, por ai thotë se është i befasuar që vëllai i tij ishte radikalizuar.

Omar Ismail Mostefai është njëri nga gjashtë fëmijët e familjes Mostefai, të cilët erdhën nga Algjeria.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Paris ku janë vrarë 129 persona. Mostefai ka qenë njëri nga tre sulmuesit në teatrin Bataclan, ku janë vrarë më shumë se 100 persona. Ai së bashku me dy sulmues të tjerë, pasi kanë shtënë ndaj njerëzve në teatër, teksa kanë hetuar se policia ka ardhur në vendngjarje, kanë hedhur veten e tyre në erë.

Gjendet vetura e dytë, e mbushur me armë dhe municion

CNN raporton se policia franceze, ka gjetur një veturë të tipit Seat. Në veturë thuhet se janë gjetur municion dhe armë. Vetura ka targa belge, njësoj sikurse vetura e parë e cila është gjetur pranë teatrit Bataclan në Paris.

Vetura besohet se është përdorur nga sulmuesit. Ajo është gjetur në paralagjen e Parisit, Montreuil, e cila gjendet në lindje të qytetit. Në sulmet e së premtes mbrëma kanë vdekur 129 persona.

Policia gjen një veturë të mbushur me armë, besohet të jetë e xhihadistëve

Televizioni francez “BFM” raporton se është gjetur një veturë e tipit “Seat” me armë dhe municion brenda, që besohet të jetë përdorur nga sulmuesit.

Këto raporte mbeten ende ta pakonfirmuara nga Policia.

Vetura është gjetur mëngjesin e sotëm në paralarjen Montreuil të Parisit, për të cilën dëshmitarët kanë thënë se është veturë që është përdorur nga militantët e Shtetit Islamik për të kryer sulmet terroriste mbrëmjen e së premtes.

Ja nga cilat shtete janë viktimat e vrara në Paris!

Gazeta britanike “The Guardian” ka zbardhur kombësitë e disa prej personave që humbën jetën në mbrëmjen e 13 nëntorit në Paris.

Mes tyre ka shumë francezë por edhe shumë të huaj.

Autoritetet po punojnë ende për identifikimin e gjithë viktimave.

Këto janë kombësitë e disa prej personave që humbën jetën:

Francë – Viktimë është Aurelie de Peretti, 33 vjeçe. Guillaume Decherf, 43 vjeç; Djamila Houd, 41 vjeçe; Thomas Ayad, 34 vjeç; Cedric Mauduit; Mathieu Hoche; Quentin Boulanger, 29 vjeç; Lola Salines; Caroline Prénat, 24 vjeçe; Valentin Ribet; dhe Elodie Breuil, 23 vjeçe. Shumica e tyre ishin në Bataklan.

Belgjikë – Të paktën tre belgë janë vrarë, njeri me kombësi të dyfishtë franceze. Njeri ishte Elif Dogan.

Algjeria – Një grua e moshës 40 vjeç dhe një violinist që studionte në Sorbonë, Kheireddine Sahbi kanë humbur jetën.

Britani e Madhe – Një anglez është identifikuar si Nick Alexander.

Kili – Nje burrë dhe një grua, mbesa e ambasadorit të Kilit në Meksikë, janë vrarë.

Francë – Viktimë është Aurelie de Peretti, 33 vjeçe. Guillaume Decherf, 43 vjeç; Djamila Houd, 41 vjeçe; Thomas Ayad, 34 vjeç; Cedric Mauduit; Mathieu Hoche; Quentin Boulanger, 29 vjeç; Lola Salines; Caroline Prénat, 24 vjeçe; Valentin Ribet; dhe Elodie Breuil, 23 vjeçe. Shumica e tyre ishin në Bataklan.

Meksikë – Dy qytetarë meksikanë kanë humbur jetën. Një nga gratë mban shtetësi të dyfishtë me SHBA, Nohemi Gonzalez, Michelle Gil Jaimez, i cili mbajti shtetësinë meksikane dhe spanjolle, u vra gjithashtu.

Marok – Një maroken është vrarë dhe një tjetër të plagosur, sipas ambasadës në Francë.

Portugali – Dy shtetas portugeze janë raportuar të kenë vdekur, sipas qeverisë së Lisbonës. Një shtetas 63-vjeçar i cili jetoi në Paris dhe ka punuar në transportin publik u vra në afërsi të Stadiumit të Francës, ndërsa viktima e dytë, vrarë në Bataclan, ishte me nënshteësi të dyfishtë, lindur në Francë në vitin 1980.

Rumani – Dy rumunë u vranë, sipas Ministrisë së Jashtme në Bukuresht.

Spanjë – Alberto Gonzalez Garrido, 29 vjeç, u vra, ndërsa ndiqte koncertin në Bataklan, thanë autoritetet spanjolle.

Suedi – Një person i kombësisë suedeze është plagosur me armë zjarri dhe një tjetër u vra, sipas ministrisë së jashtme, e cila tha se ishte ende verifikimin e informacionit.

Tunizi – Dy motra tuniziane, të reja në moshë, u vranë ndërsa ishin duke të festuar ditëlindjen e një shoku në Paris.

Shtetet e Bashkuara – Studenti 23-vjeçae Nohemi Gonzalez nga Kalifornia u vra. Amerikanët tjera janë raportuar të jenë plagosur.

Prokurori i Parisit: E dimë kush i ka financuar sulmuesit

Prokurori i Parisit, Francois Molins ka dhënë detaje lidhur me hetimet që po zhvillohen për sulmet në Paris, si dhe për idenfitifimin e të dyshuarit të parë, Omar Ismail Mustafai.

“Ne e dimë se prej nga erdhën (sulmuesit) dhe kush i ka financuar ata”, ka deklaruar prokurori.

Molins thotë se 7 sulmuesit- të pajisur me kallashnikov dhe me jelek me eksplozivë- ishin të organizuar në tre grupe.

Ekziston rreziku, thotë Prokurori Molins se disa sulmues janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Francë, Valls: Do ketë sulme të tjera; Parisi drejt shtetrrethimit

Kryeministri francez Manuel Valls ka paralajmëruar se Franca mund të bëhet objekt i sulmeve të tjera të militantëve islamikë.

Në një lidhje direkte me studion e televizionit TF1, Valls ka mbështetur linjën e presidentit Hollande, për luftë të pamëshirshme ndaj Shtetit Islamik.

“Jemi në luftë. Do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë dhe për këtë them se duhet të presim sulme të tjera”, ka thënë Valls.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve ka lënë të hapur mundësinë e vendosjes së shtetrrethimit në Paris.

“Prefektët kanë mundësinë që ta dekretojnë shtetrrethimin”, ka thënë mbrëmjen e së shtunës Cazeneuve për mediat franceze.

Ndërkohë, liderët e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë reaguar ndaj ngjarjes përmes një deklaratë të përbashkët, ku kanë theksuar se ndaj së keqes duhet reaguar bashkarisht.

“Bëhet fjalë për një sulm kundër të gjithëve ne. Do t’i bëjmë ballë këtij kërcënimi të gjithë së bashku, me të gjitha mjetet e nevojshme dhe me një vendosmëri të paepur”, thuhet në deklaratë.

Të unifikuar, liderët e BE-së theksojnë se, 13 nëntori do të jetë një ditë zie europiane. “E mira është më e fortë se e keqja. Gjithçka që mund të bëhet në nivel europian për të garantuar sigurinë e Francës do të bëhet”, vijon deklarata.

Ndërkohë, lajmet e fundit nga Parisi bëjnë me dije se në kuadër të masave të sigurisë, autoritetet kanë vendosur që Kulla Eiffel të qëndrojë e mbyllur “deri në një urdhër të ri”.

Ndërkohë, mbyllur do të qëndrojnë përkohësisht edhe kinematë dhe pika të tjera kulturore të kryeqytetit francez, përfshirë parkun gjigand të lojrave Walt Disney.

***

Një fëmijë 15 vjeçar dyshohet se u përdor si kamikaz në sulmet e Parisit. Adoleshenti besohet se ka qenë njëri prej sulmuesve kamikazë, pranë stadiumit “Stade de France”.

Sipas hetuesve, terroristët ishin të ndarë në dy grupe, një pjesë ishin francezë, ndërsa pjesa tjetër ishin refugjatë që kishin hyrë në Francë me prurjet e emigrantëve sirianë.

Grupi i terroristëve sirianë, mendohet se ishin nisur në muajin shkurt nga qyteti Raqqa dhe ishin zhvendosur në Francë, për të përgatitur sulmet. Të tjerët dyshohet se kanë qenë shtetas belgë dhe rezidentë francezë.

Një kamikaz me shtetësi franceze është njohur nga shenjat e gishtërinjëve. Ai kishte qenë nën vëzhgimin e policies, pasi ishte verifikuar si shumë i afërt me ambjente islamike radikale që cilësohen si të rrezikshme.

Grupi i terroristëve francezë që veproi në teatrin Bataclan, sipas hetimeve të deritanishme, por dhe sipas fjalëve të dëshmitarëve në teatrin “Bataklan”, flet për një grua që drejtonte 4 terroristët e tjerë.

Terroristët kanë folur frengjisht mes tyre. Hetuesit kanë regjistrimet e bisedave mes tyre, gjatë kohës së sulmit, ku dëgjohet komunikimi në frëngjisht.

Mësohet se 3 prej atentatorëve ishin shtetas belgë. Policia në Bruksel ndaloi një person, që dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjet.

Ndërkohë në dy prej trupave të atentatorëve kamikazë në afërsi të “Stade de France” janë gjetur dy pasaporta, një siriane dhe tjetra egjiptiane.

Për këtë policia po punon rreth verifikimit të dokumenteve. Ndërkohë është identifikuar edhe një prej egjiptianëve që ka marrë pjesë në sulme dhe rezulton, i regjistruar si refugjat.

Prokurori Molins: Në sulm kanë marrë pjesë tri skuadra

Në një konferencë për shtyp, prokurori francez François Molins tregoi bilancin e fundit të viktimave dhe të të plagosurve.

Ai tha se numri i të vdekurve ka arritur në 129 ndërsa të plagosurit që po marrin trajtim në spital janë plot 352.

Gjatë fjalës së prokurori tha se janë 7 terroristë. Sipas Molins dyshohet se janë tre ekipe terroristësh të koordinuar.

Prokurori mbështeti deklaratat e mëparshme të policisë që kamikazi në teatrin Batlacan ishte nga periferia e Parisit dhe kishte një të kaluar kriminale.

“Ai është i datëlindjes 21 nëntor 1985 i lindur në Essonne”, tha prokurori i Parisit.

Deklarata e Molins dhënë për media:

“Kjo nuk do të ndalojë luftën tonë kundër terrorizmit që sa vjen e forcohet. Ngjarja ka bërë të aktivizohet. Ishte ndërmarrje terroriste e organizuar shumë mirë. Sipas hetimeve tona synimi ka qenë për të terrorizuar persona. Hetimi sapo ka filluar, nuk kemi marrë ende dëshmitë. Insistoj sidoqoftë në ruajtjen e sekretit të hetimit. Hetimet e para ja në të marra me dëshmitarë dhe videosurvejime.Janë tre ekipe terroristësh të kordinuara.

Hetimi deri në këto momente ka evidentuar edhe pjesëmarrësit e këtyre grupeve terroriste, organizatorët, ndihmësit, financuesit. Mbi vijimin e hetimeve ku do përcaktohen dhe identiteti i terroristëve është identifikuar një terrorist në Bataclan i ditëlindjes 1985, person i cili ka qenë i njohur dhe më parë lidhur me radikalizmin dhe ka qenë i lidhur edhe më parë me organizatat terroriste.

Pranë trupit të këtij kamikazit është zbuluar një pasaportë siriane e një individi të lindur në Siri. Ky individ nuk është i njohur nga shërbimet franceze. 7 terroristë kanë përdorur armë lufte të tipit kallashnikov. Gjithashtu kanë pasur eksplozivë identikë. Është një eksploziv primar shumë i shpërthyeshëm, kanë pasur të njëjtin detonator, të njëjtat karakteristika. Në lidhje me mjetet e përdorura dëshmitarët apo vëzhgimet video tregojn ë se ka qenë e përfshirë një makinë “Seat” e marrë me qera nga një qytetar francez.

Ky person ka qenë pjesë e një kontrolli rutinë gjatë ditës së djeshme, por nuk ka qenë në asnjë nga dy këto automjete që përmenda, por në një tjetër. Institucionet belge kanë hapur një hetim specifik në lidhje me një celulë të vogël terroriste dhe ka disa çaste ku ka filluar dhe bashkëpunimi. Na kanë deklaruar se janë ndaluar tre persona. Këta persona janë rezidentë në Belgjikë, individë që nuk njihen nga shërbimet franceze”.

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse të Parisit

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse mbrëmë në Paris.

Grupi terrorist bëri sot një deklaratë, ku thuhej se sulmet ishin kryer në përgjigje të sulmeve ajrore kundër ISIS-it.

Presidenti francez Francois Hollande shpalli sot tri ditë zie kombëtare, pas sulmeve të njëkohëshme që shkaktuan të paktën 127 të vrarë në gjashtë pika të ndryshme në Paris. Udhëheqësi francez fajësoi Shtetin Islamik për natën e tmerrshme që përjetoi vendi dhe i cilësoi sulmet “ një akt lufte”.

Duke u zotuar për gjetjen e autorëve të sulmit, presidenti Hollande tha se “Franca do të triumfojë mbi këtë vepër barbare”. Ai tha se forcat franceze të sigurisë të janë mobilizuar në nivelin më të lartë.

Në Paris është vendosur gjendja e jashtëzakonshme, pas sulmeve gjatë të cilave autorët përdorën armë automatike dhe kishin veshur jelekë me bomba vetëvrasëse.

Authoritetet thonë se besojnë se kanë qenë 8 persona që kryen sulmet, të cilët u vranë të gjithë, disa nga shpërthimet vetëvrasëse, të tjerët nga forcat e sigurisë. Ndërkohë janë duke u kryer kërkime për mundësinë e terroristëve të tjerë, apo bashkëpunëtorëve të tyre që mund të jenë fshehur në Paris dhe në periferinë e kryeqytetit francez.

Presidenti Hollande i kërkoi banorëve të Parisit që të qëndrojnë brenda sot. Shumë nga dyqanet e qytetit janë të mbyllura dhe nëpër rrugë janë vendosur rreth 1 mijë e 500 ushtarë. Presidenti francez anuloi vizitën e tij për në Turqi, ku nesër është në plan të fillojë takimi i G-20-ës.

Zoti Hollande urdhëroi mbylljen e kufijve të Francës, një veprim i paprecedent në Europën e shekullit të 21-të. Megjithatë, aeroportet kryesore të vendit janë të hapura dhe trenat funksionojnë si zakonisht.











* * *

Në shenjë të nderimit për viktimat e sulmeve terroriste që ndodhën dje në Paris, krerë të lartë të institucioneve të Kosovës e po ashtu edhe qytetarë të tjerë kanë vendosur lule para ambasadës franceze në Kosovë.

Me këtë rast, gjatë ditës kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në emër të gjithë Kuvendit, shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmeve terroriste në Paris.

E në orët e mbrëmjes, në pamundësi që të vie kryeministri Isa Mustafa, ambasadën e Francës e vizitoi shefja e stafit në kabinetin e kryeministrit, Vlora Dumoshi.

Dumoshi në emër të kryeministrit vendosi lule para kësaj ambasade duke i shprehur keqardhje ambasadores së Francës, Maryse Daviet, për ngjarjen e tmerrshme që ka ndodhur gjatë natës së djeshme në Paris.

Dumoshi: Kemi sjell lule në emër të kryeministrit
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=gBeVz7W2ASE?showinfo=0]

“Ne sot kemi ardhur Zyra e Kryeministrit, në emër të kryeministrit Mustafa t’i sjellim disa lule. Sot jemi me popullin e Francës me këtë tragjedi e cila ka ndodhur dhe është kërcënim për krejt botën. Jemi ardhur në vizit ë”, tha Dumoshi.

E ambasadorja e Francës në Kosovë, Daviet tregoi pikëllimin që po e ndiejnë ata, duke shtuar se ndihet shumë falënderuese nga populli i Kosovës të cilët po qëndrojnë pranë popullit Francës në këto çaste të vështira.

Daviet: Jemi të pikëlluar i gjithë stafi

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=mVPLGv3bOWg?showinfo=0]

“Jemi të pikëlluar i gjithë stafi. Është vendi ynë dhe populli ynë i mirë, por në Kosovë ne ndjehemi mirë nga ngushëllimet që marrim nga kosovarët pasi po qëndrojnë krah nesh dhe popullit tonë të mirë. Ju faleminderit shumë”

E kjo ambasadë, për t’i nderuar viktimat e tyre ka ulur në gjysmë shtizë flamurin e Francës dhe atë të Bashkimit Evropian që gjenden në objektin e saj.

Ndryshe presidentja Jahjaga ka shpallur ditën e nesërme ditë zie për nder të viktimave të sulmit terrorist në Francë.

Çfarë nacionaliteti kishin viktimat e Parisit?

Parisi njihet si kryeqendrat kryesore të Europës dhe udhëkryqi i shumë takimeve mes njerëzve dhe konferencave të ndryshme. Kjo ka ka shqetësuar shumë kabinete shtetesh, se mos ndonjë person nga shteti i tyre është vrarë nga aktet barbare.
Një personalitet i njohur i London School of Economics, Valentin Ribet, ka mbetur i vrarë nga sulmet e Parisit, poashtu edhe një britanik tjetër, Nick Aleksandër është pjesë e viktimave, ndërsa kryeministri, David Camerun, ka theksuar se numri i shtetasve britanik të vdekur në Paris mund të shtohet.

Suedia gjithashtu ka konfirmuar se dy shtetas të saj kanë vdekur ndërsa shumë të tjerë raportohet të plagosur.

“Jemi në kontakt me autoritetet franceze dhe mësojmë mbi gjendjen e qytetarëve tanë. Zemrat tona janë me ta,” tha kryeministri suedez Stefan Lofven.

Ministri i jashtëm belgjikan, Didier Reynders, ka konfirmuar se sëpaku dy persona nga Belgjika kanë mbetur të vrarë nga sulmi, ndërsa edhe nga Rumania janë vrarë po aq, njofton qeveria e kësaj të fundit, përcjell Bota sot.

Nga Irlanda dhe Austrlia kanë konfirmuar lajmin se dy persona nga shtetet e tyra janë plagosur, por nuk ka viktima, ndërsa akoma nuk ka të dhëna konkrete mbi Shqipërinë e Kosovën.

Identifikohet njëri nga sulmuesit në Paris

Agjencia e lajmeve franceze AFP raporton se një francez është identifikuar si njëri prej sulmuesve në sallën e koncerteve.
Mediet franceze më herët kanë raportuar se francezi është identifikuar në bazë të shenjave të gishtërinjve. Raportohet se ai është i njohur për policinë, por mbetet e paqartë nëse raportet lidhen me të njëjtin të dyshuar.

​Shoqërisa civile ndez qirinjë në solidarizim me popullin francez

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=yeTtlTgSe4w?showinfo=0]

Një grup shokësh të shoqërisë civile dhe gazetarëve kanë marrë iniciativë që të dalin tek shtatorja e Skënderbeut për të ndezur qirinjë në shenjë solidarizimi me popullin francez, dhe për viktimat që kanë humbur jetën gjatë natës së mbrëmshme në Paris.

Njëri nga iniciatorët, Visar Berisha, tha se një gjë e tillë është e papranueshme për të gjithë qytetarët dhe nuk duhet lejuar t’iu cënohet e drejta e lirisë.

Po ashtu, sipas tij, ata nuk pranojnë që grupe të tilla të thirren në emër të ndonjë ideologjie apo feje pasi që ato sulme janë vetëm akte terroriste nga individë të caktuar.

* * * *

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se sulmet e së premtes në Paris kanë vrarë 127 persona dhe se janë kryer nga ekstremistët e Shtetit Islamik.

Duke i cilësuar sulmet si “akt të luftës”, Hollande ka thënë se ato janë planifikuar dhe organizuar nga jashtë, me ndihmë brenda Francës.

Pak minuta më vonë, Shteti Islamik ka thënë përmes një deklarate të postuar online se “tetë vëllezër me rripa shpërthyes dhe pushkë sulmuese” kanë kryer sulmet.

Grupi ekstremist ka thënë se ato janë përgjigje për fyerjet ndaj profetit të Islamit dhe për sulmet ajrore në “territorin e Shtetit Islamik”.

Si pasojë e sulmeve të shumëfishta, Franca ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe ka forcuar kufijtë e saj.

Sulmuesit kanë përdorur bomba vetëvrasëse dhe armë, si dhe kanë brohoritur slogane islamiste.

Rreth tetëdhjetë njerëz janë vrarë kur sulmuesit kanë hyrë në sallën e koncerteve Bataclan dhe kanë marrë pengje.

Njerëzit janë qëlluar për vdekje në restorante dhe bare në disa lokacione të tjera në Paris. Sulme të dyfishta vetëvrasëse ka pasur edhe pranë stadiumit kombëtar Stade de France, ku Gjermania dhe Franca kanë qenë duke luajtur ndeshje miqësore.

Në stadium kanë qenë të pranishëm presidenti i Francës, Hollande, ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, të cilët janë evakuuar menjëherë.

Tetë sulmues raportohet se janë vrarë, shtatë nga të cilët kanë hedhur veten në erë. Sipas policisë, nuk është ende e qartë nëse ndonjë bashkëpunëtor i sulmuesve është në arrati.

Këto janë sulmet më vdekjeprurëse në Evropë që nga bombardimet në Madrid, në vitin 2004.

Rreth 1,500 ushtarë francezë janë shpërndarë nëpër Paris, ndërsa banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Të gjitha shkollat, bibliotekat, palestrat, pishinat dhe tregjet do të qëndrojnë sot të mbyllura, ashtu si edhe Disneyland. Të gjitha ndeshjet sportive në zonën e prekur të Parisit po ashtu janë anuluar.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=X3lf_4NE2Ko?rel=0]Eksklusive: Video shokuese nga Parisi

Liderët botërorë i kanë dënuar ashpër sulmet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka përshkruar ato si “sulm ndaj të gjithë njerëzimit dhe vlerave universale që ndajmë”.

“Ata që mendojnë se mund të terrorizojnë popullin e Francës apo vlerat e tij, gabojnë. Populli amerikan ka marrë forcë nga angazhimi i popullit francez për jetë, liri dhe ndjekje të lumturisë”, ka thënë Obama.

“Do të bëjmë gjithçka që mund të bëjmë për të ndihmuar”, është zotuar kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se sulmet nuk mund të përshkruhen me vlera humanitare dhe morale.

“Dua t’i shpreh ngushëllime homologut tim, Hollande, dhe popullit francez për humbjet e tyre. Shpresoj që të plagosurit do të shërohen shpejt”, ka thënë Erdogan.

Vatikani, ndërkaq, i ka përshkruar sulmet si goditje mbi paqen dhe gjithë njerëzimin.

Në muajin janar, ekstremistët islamistë kanë vrarë 18 persona në dhe përreth Parisit.

Lexoni po ashtu:

Policia franceze në kërkim të një veture për ngjarjet e mbrëmshme

Gjendet një pasaportë siriane afër stadiumit në Paris

Dy belg në mesin e të vrarëve në Paris

Në daljen e para pak çasteve të presidentit francez, François Hollande, është bërë e ditur nga vetë goja e tij, se janë pikërisht ekstremistët e ISIS të cilët kanë qëndruar pas sulmeve me bomba në 8 objekte të ndryshmë të Parisit, ku janë vrarë mbi 153 persona dhe rreth 200 të plagosur, prej të cilëve 80 në gjendje të rëndë dhe rrezik për jetën.

Sipas Hollande, sulmet e kryera nga tetë terroristë janë organizuar dhe planifikuar nga jashtë.

“Kjo ishte një akt absolut barbar, akt lufte, kundër asaj që jemi ne: vend i lirë. Por Franca është e fuqishme edhe kur plagoset dhe nuk do mposhtet, por do fitojë mbi barbarizmin,” tha presidenti francez. Ai ka pranuar edhe se ISIS qëndron pas sulmeve të Parisit.

ISIS nxjerr videon kërcënuese kundër Francës

Të shtunën ka dalë një video në internet, nga grupi i shtetit islamik, që paralajmëron Francën për sulme të reja terroriste, aq sa “francezët do kenë frikë të shkojnë në shitore.” Kjo sipas tyre do zgjasë, “derisa Franca do jetë pjesë e koalicionit anti ISIS dhe do bombardojë nga ajri shtetin e tyre në Sirinë Veriore dhe Irakun Perëndimor.

Video është bërë publike nga Al-Hayat, që njihet e lidhur me ekstremistët./Bota sot

Të paktën 153 të vrarë, thonë zyrtarët francezë

Numri i viktimave po vazhdon të rritet pas sulmit terrorist në Paris me ç’rast kanë mbetur të vdekur të paktën 153 persona. Këto të dhëna i janë dhënë BBC’së nga autoritetet franceze.

“Të paktën 153 persona u vranë në Paris dhe Saint Denis pas të shtënave dhe shpërthimeve”, kanë thënë zyrtarët francezë për BBC.

Një dëshmitar i ka treguar Radio France se sulmuesit brenda sallës së koncerteve Bataclan kishte hyrë me pushkë dhe kishte thirrur “Allahu Ekber”.

Këto ishin gjashtë caqet e terroristëve mbrëmë në Paris

Shënjestër e grupeve terroriste në Paris ishin gjashtë caqe, ku edhe u kryen sulmet terroriste, që sipas raporteve të ndryshme në mediat e huaja mendohet të kenë mbetur të vdekur mbi 150 persona.

Bari “La Belle Equipe” që gjendet në distrikitin e 11-të të Parisit ishte cak i terroristëve, ku mbetën 19 të vdekur nga të shtënat me armë.

Dy restorantet “Le Carrillon bar” dhe “Le Petit Cambodge” që gjenden në distriktin e dhjetë të kryeqytetit francez, e që ishin po ashtu cak i sulmeve terroriste, rezultoi me një shifër prej 12 të vdekurve, po ashtu nga sulmet me armë.

Ndërkaq, në restorantin “La Casa Nostra restaurant” që gjendet në distrikin e dhjetë mbetën të vdekur pesë persona si pasojë e sulmeve me armë.

Stadiumi i Futbollit “Stade de France” ishte caku ku u tentua të kryhej sulm terrorist masiv, meqenëse po zhvillohej ndeshja miqësore mes Gjermanisë dhe Francës. Të vdekur mbetën tre sulmuesit.

Ndërkaq, në sallën e koncerteve në Bataclan, që gjendet në distriktin e 11-të, ku po mbahej një koncert muzikor rok, të vdekur kanë mbetur të pakën 80 persona.

Shefi i policisë franceze: Besojmë, se të gjithë atentatorët janë vrarë

Shefi i policisë franceze ka dalë në deklaratë për shtyp, ku ka sqaruar qytetarët e tij se të gjithë atentatorët kanë vdekur dhe gjendja mund të shkojë drejt normalitetit.

“Besojmë se të gjithë atentatorët kanë vdekur,” tha shkurt para pak çastesh, Michael Cadot, shefi i policisë, që duhet të ketë kaluar natë të vështirë.

E keqja sipas tij qëndron se disa bashkëpuntorë të terroristëve janë në arrati, duke punuar për kapjen e tyre./Bota sot

Franca mbyll kufijtë, mbi 150 të vrarë në Paris

Franca shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe mbyll kufijtë pas vrasjes së dhjetra vetëve gjatë disa sulmeve në Paris të premten në mbrëmje.

“Ne e dimë kush janë këta terroristë”, tha presidenti francez Francois Hollande, pa dhënë hollësi të tjera. “Terroriostët duan të na frikësojnë dhe të na paralizojnë me frikën…. Ky është një vend që di të mbrohet”, shtoi ai.

Vetëm në sallën e koncerteve Bataclan, në qendër të Parisit, ka patur mbi 100 viktima. Dëshmitarë janë shprehur në televizionin francez se skena në sallën e koncerteve i ngjante një masakre.

Sipas një prokurori francez, sulmet janë kryer në 6 pika të ndryshme dhe sipas tij, 5 autorë sulmesh janë neutralizuar. Policia franceze thotë se ishin 4 persona që kryen sulmin në sallën e koncerteve dhe të 4 janë vrarë. Tre prej tyre, sipas autoriteve mbanin të veshur breza vetë-vrasës me lëndë shpërthyese.

Persona që kishin shkuar në koncert tregojne se gjatë hyrjes në të nuk kishte kontrolle me detektorë apo ndonjë lloj kontrolli tjetër fizik.

Sipas njoftimeve të para autorët e sulmeve kanë përdorur armë automatike AK-47, dhe bomba. Sipas dëshmitarëve në sallën e koncerteve, persona të veshur në të zeza, hapën zjarr ndaj spektatorëve, dhe pasi të plagosurit binin në tokë, ata u afroheshin dhe i qëllonin përsëri, në stil ekzekutimi. Të shtënat në sallë zgjatën 10-15 minuta.

Sipas ekspertëve, sulmet janë kryer në të ashtuquajturat “objektiva të buta”, si restorante, salla koncertesh dhe stadium, aty ku ka grumbullim të shumtë njerëzish, për të maksimalizuar numrin e viktimave dhe panikut.

Presidenti Hollande tha se ka kërkuar përforcime ushtarake në Paris për të parandaluar sulme të tjera.

Në një stadium në afërsi të Parisit, ku po luhej një ndeshje futbolli mes Francës dhe Gjermanisë u dëgjuan të paktën tre shpërthime. Disa njoftime venë në dukje se jashtë stadiumit mund të jetë kryer një sulm vetë-vrasës. Në ndeshje ishte i pranishëm edhe presidenti Francois Hollande.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet terroriste, të cilat dukeshin të koordinuara mirë.

Banorëve të Parisit u është kërkuar të qëndrojnë brenda shtëpive, ndërsa në rrugët e qytetit ka forca të shumta policore dhe ushtarake.

Presidenti Barak Obama i quajti sulmet një “përpjekje të egër për të terrorizuar civilët.” Në një fjalim televiziv të premten mbrëma, ai tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë bashkë me Francën për të luftuar terrorizmin. Ai tha se kishte vendosur të mos i telefononte Presidentit Hollande menjëherë pas sulmeve, por se është i bindur që ai do të jetë në komunikim të drejtpërdrejtë me të më vonë.

Kryeministri britanik, David Cameron shkruante në Twitter: “Ne do të bëjmë çdo gjë që mund të bëjmë për të ndihmuar.” Ai tha se ishte tronditur nga ngjarjet në Paris dhe se mendimet e lutjet e tij ishin për popullin francez.

* * *

Rreth 160 persona janë vrarë në sulmet që ndodhën sot në Paris.

Së paku 100 prej tyre u vranë nga dy terroristë në një sallë të koncerteve në qendër të kryeqytetit francez.

Rreth 100 të vdekur në sulmin në qendër të Parisit

Policia në Paris raporton për rreth 100 të vdekur.

Sulmet e datës 13 nëntor në Paris kanë sjellur rreth 100 të vdekur.

Kështu thonë raportet më të fundit nga policia atje, raporton AFP.

Gjatë mbrëmjes janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime të shumta, kurse ky numër mund të rritet akoma më shumë.

AP: Brenda sallës ka shumë të vdekur

Associated Press citon një zyrtar që e përshkruan situatën brenda sallës së koncerteve Bataclan, “masakër” pasi sulmuesit kanë hedhur eksploziv mes pengjeve.

Dy zyrtarë policie kanë thënë se pritet të ketë dhe më shumë viktima.

LIVE: Përfundon operacioni në Paris, vriten dy terroristë

Perfundon Operacioni për shpëtimin e pengjeve në sallën e koncerteve në Bataclan.

Sipas mediave franceze policia ka vrarë dy terroristë që mbanin pengje në këtë sallë.

Mësohet se këtu janë vrarë 20 pengje.

Policia franceze konfirmon: Shtatë sulme, dy kamikaze

Policia franceze ka pohuar se janë shtatë sulmet terroriste të ndodhura sot në Paris. Dy nga sulmet ishin vetëvrasëse. Shpërthimi me bombë ishte pranë stadiumit.

Në këtë pikë, burimet japin shifra të ndryshme, për shkak të rrëmujës së madhe. Numri i saktë i të vrarëve nuk dihet. Madje, presidenti François Hollande nuk dha numër, por tha “disa duzina të vrarë”.

Mediat franceze: Terroristët kanë filluar vrasjen e pengjeve në sallën e koncerteve

Në sallën e koncerteve në Bataclan të shtënat janë duke vazhduar. Përveq kësaj thuhet se sulmuesit nëpër sallë po kërkojnë ata që po fshihen dhe po gjuajnë në ta.

N1 shkruan se ndonjë peng po dërgojnë porosi nëpërmes rrjeteve sociale. Thuhet se terroristët po vrasin një nga një personat në sallë. Disa nga ta porosisin policinë që të fillojnë sulmin.

Ushtria është dërguar në Paris shkruajnë mediat dhe sipas disa informatave të pakonfirmuara ka ndodhur edhe një sulm në afërsi të Louvre.

Gjendje e jashtëzakonshme në Francë, mbyllen kufijtë

Presidenti francez Fraçoise Hollande ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend dhe ka mbyllur të gjithë kufijtë.

Hollande ka thënë se operacioni është në vazhdim dhe ka ftuar qytetarët që të jënë të qetë dhe të bashkuar.

Përveç kësaj është ftuar edhe mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë franceze.

Mediat transmetojnë se në këtë operacion është angazhuar edhe ushtria.

CNN raporton se së paku 60 persona janë vrarë në katër sulme të ndara në qendër të Parisit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=qKEk1YCOz8Q]

Sulm në qendër të Parisit, shkon në 40 numri i të vrarëve

Kanali francez BFM raporton se së paku 40 persona kanë vdekur nga sulmet në Paris.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë besojnë se seria e sulmeve në Paris janë sulme të koordinuara.

Sulm në qendër të Parisit, së paku 18 të vrarë, më shumë se 60 persona janë marrë peng në një sallë koncerti

“ France 24 ” raporton se në sallën e koncerteve në Bataclan sulmuesit po mbajnë pengje

Raportohet se bëhet fjalë për më shumë se 60 pengje. Policia e ka rrethuar zonën.

“France 24”: Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë

Televizioni “France 24” raporton se së paku 18 persona janëv vrarë nga të shtënat në një restoran dhe nga shpërthimi që ka ndodhur afër stadiumit futbollistik.

Ky televizion raporton se në mesin e të vdekurve po ashtu ka edhe fëmijë dhe gra.

Të paktën një person mësohet të ketë hapur zjarr me një automatik në restorantin “Cambodge”, ndërkohë që bëhet e ditur se në këtë vend janë vrarë katër persona.

Raportime për të shtëna ka edhe në zona të tjera, por ende nuk ka konfirmime zyrtare.

Ndërkohë, dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar nga zona pranë stadiumit “Stade de France”, ku Franca është duke luajtur një ndeshje miqësore me Gjermaninë.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zona.

Sulm në qendër të Parisit, së paku 18 të vrarë

Së paku 18 persona janë vrarë në sulme të ndara në Paris derisa disa shpërthime kanë ndodhur afër stadiumit Stade de France ku po zhvillohet takimi mes Francës dhe Gjermanisë në futboll.

Ajo që dihet sigurt është se një person me një armë automatike ka hapur zjarr në një restorant në distriktin 11 në Paris.

Sipas të përditshmes franceze “Liberation”, deri më tani janë katër të vdekur nga sulmet, dhe po ashtu raportohet për të shtëna afër qendrës artistike Bataclan.

Një shpërthim po ashtu raportohet të ketë ndodhur në një kafene afër stadiumit të qytetit “Stade de France”, ku Franca po zhvillon ndeshjen futbollistike me Gjermaninë.

Nga ajo që njoftohet, presidenti i Francës, Francios Hollande ishte duke shikuar ndeshjen në stadium, dhe është evakuuar nga aty.

Një gazetar i BBC-së që për momentin gjendet në restorantin Cambodge thotë se janë të paktën 10 përsona të shtrir në tokë, ose të vdekur ose të lënduar rëndë, njofton BBC.

Sulm në qendër të Parisit, disa të vrarë

Një person ka hapur zjarr në një restorant në qendër të Parisit, duke lënë të vrarë disa persona, raportojnë mediet franceze.

Sulmi ka ndodhur në restorantin “Cambodge” në distriktin e 11 të kryeqytetit francez.

Dhjetra njerëz raportohet se kanë vdekur, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

Në një sulm tjetër – një shpërthim, raportohet se ka pasur synim një bar afër Stade de France.

Sonte është duke u zhvilluar miqësorja mes Francës dhe Gjermanisë në Paris.

BBC raporton se afër restorantit janë parë të shtrirë dhjetë njerëz, por nuk dihet nëse janë të vrarë apo të plagosur.



Loading...