Sport

Terry huazohet te Bournemouthi?

download

E ardhmja e John Terryt mund të jetë larg Chelseat. Veterani i mbrojtjes mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Londra gjatë janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur gjiganti mediatik sportiv “Sky Sports”, raporton zeri.info.

Në fakt, interesim për ish-përfaqësuesin anglez ka shprehur Bournemouthi, i cili ua ka kërkuar “Blues” në formë huazimi qendërmbrojtësin deri në fund të sezonit.

36 vjeçari ka qëndruar kryesisht në bankën rezervë këtë sezon nën drejtimin e Antonio Contes dhe kapiteni do të kishte edhe më pak hapësira nëse qëndron në “Stamford Bridge”, pasi Chelsea e riktheu mbrojtësin Ake, pikërisht nga Bournemouthi, ku ishte i huazuar.

Terry ishte kthyer së fundmi titullar dhe ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e FA Cup ndaj Peterborough. Duket se ky është fundi i eksperiencës së tij tek Chelsea. /Zëri/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top