Tetë libra për amerikanët që s’dinë gjë për myslimanët

Javën që shkoi personazhi televiziv e kandidati për president të ShBA-së, Doland Trump, bëri thirrje që myslimanëve t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa, siç ka thënë ai, “përfaqësuesit e vendit, ShBA-së, ta kuptojnë se çfarë po ndodh”.

Kjo deklaratë u lansua masivisht nëpër media dhe shkaktoi stuhi dënimesh kombëtare e ndërkombëtare, por na erdhi në mënyrë shumë të ftohtë neve që i kemi kushtuar vëmendje retorikës së kandidatëve të tjerë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Deklaratat antimyslimane kanë qenë pjesë e qarqeve politike së paku prej 11 shtatorit. Këtë vit, derisa jemi duke u përgatitur për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Ben Carson, Ted Cruz, Marco Rubio, Jeb Bush dhe Mike Huckabee, kanë bërë deklarata me të cilat myslimanët kolektivisht bëhen përgjegjës për aktet terroriste që kryhen nga xhihadistët.

Një arsye pse kjo retorikë i shkon për shtat një pjese të madhe të publikut është se amerikanët vazhdojnë të mbesin kryesisht injorantë për amerikanët e tjerë që kanë qëlluar të jenë myslimanë. Një sondazh i realizuar së fundmi nga “Brrokings Intitution” tregon se njerëzit që personalisht njihen me myslimanë kanë pikëpamje shumë më favorizuese për ta, sesa ata që s’e njohin askënd.

Loading...