Tetë persona e kanë humbur jetën gjatë një sulmi ndaj alavitëve në qytetin sirian Homs

Tetë persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë të tjerë janë plagosur sot në një sulm terrorist në qytetin sirian Homs.

Sulmi ka ndodhur në një pjesë të qytetit të banuar me alavitë, bashkësi fetare proshiite.

Bomba ishte vendosur në një minibus, e cila shpërtheu në lagjen Akram.

Kjo pjesë e qytetit shumë herë ishte cak i sulmeve terroriste. Në viti 2014 u vranë 54 persona, shumica prej tyre fëmijë, gjatë sulmit ndaj një shkolle në Akram.

Loading...