Policia e Shtetit ka bërë të ditur rezultatet e operacioneve të përbashkëta me OSHEE-në, të bëra gjatë kësaj jave për vjedhjen e energjisë elektrike. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kësaj jave kanë operuar në terren 90 grupe të përbashkëta pune, Polici-OSHEE.

“Këto grupe pune kanë kryer kontrolle në 3965 raste, dhe si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar 19 raste të vjedhjes së energjisë. Të arrestuar në flagrancë janë 8 persona, janë shpallur në kërkim pesë, dhe ndiqen penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe, 1-8 nëntor, janë ndërprerë 769 lidhje të abonentëve debitorë dhe 19 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 78 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Loading...