Tetova dhe Zhelina, mosmarrëveshje për kompetencat

Rruga e dëmtuar e Treboshit në Komunën e Zhelinës vazhdon që prej vitesh të mbetet e pa rregulluar. Përveç dëmtimeve të asfaltit, banorët kanë problem edhe me kanalin e ujit, i cili pothuajse pas çdo reshje shiu, shndërrohet në këtë gjendje.

Këtë rrugë nuk e marrin përsipër për ta rregulluar as komuna e Tetovës dhe as komuna e Zhelinës, sepse akoma kanë paqartësi se kujt i takon kjo hapësirë dhe cila komunë duhet të intervenojë. Banorët ankohen se hedhja e përgjegjësisë tek njëra tjetra mes dy komunave, është një ndër arsyet për anashkalimin e problemit.

Problemi është se të dyja palët nuk janë bash dakord se cila duhet ta bëj, komuna e Zhelinës apo komuna e Tetovës”.

Na dëmton normal sepse lëvizin këtu dhe është e dëmshme për veturat, për mjetet. Organet premtojnë por nuk i bëjnë punët. Unë sa e mbaj mend, për shumë vite është kështu, intervenohet kur ka shi, por nuk intervenohet për zgjidhje afatgjate”.

Kjo pjesa me sa e mbaj mend unë ka 20 vite, kështu është, asnjëherë s’ka pasur ndryshim – shprehen banorët.

Të kontaktuar për problemin në fjalë, nga komuna e Zhelinës refuzuan të flasin para kamerave, me arsyetimin se, ajo pjesë i takon Tetovës. Nga ana tjetër, nga komuna e Tetovës, kanë kërkuar që kreu i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, problemin ta paraqes në zyrat e Regjionit Planor të Pollogut për t’i gjetur zgjidhje.

Vendi ku duhet debatuar kjo sigurisht që është rajoni i Pollogut, Atje kreu i komunës së Zhelinës ka mundur ta hedh si temë që të fillohet të diskutohet që të gjendet një zgjidhje. Ndërmarrja jonë publike është e gatshme t`iu ofrojë ekspertizën e saj dhe bashkë me organet e Zhelinës të dalin në terren ta konstatojnë gjendjen me qëllim që qytetarëve t`iu zgjidhet problemi – deklaroi Sinkron: Armend Fazliu, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Loading...