Në një aksident të rëndë që ka ndodhur dje në fshatin Dobrosht të Tetovës, ka humbur jetën Bukla 5 vjeçarja nga Dobroshti.Sipas informacioneve të lexuesit që bënë të ditur për portalin TetovaSot, mendohet se vajza 5 vjeçare ka qenë në makinë me babain e saj duke lëvizur në malin e fshatit, dhe për arsye të panjohura deri tani, vajza ka humbur jetën, ndërsa babai është lënduar rëndë. Babai është transportuar në Spitalin Klinik të Tetovë, ku po mbahet edhe për mjekim të mëtejshëm.

Ekipet e policisë kanë dalë në vend ngjarje dhe kanë hetuar ngjarjen dhe gjithçka që lidhet me aksidentin.

Loading...