Tetovari përfundon në spitalin klinik pasiqë me forcë dhe dhunë është munduar që të kthejë borxhin tek personi i cili kishte blerë mobilje për shtëpinë e tij.

Incidenti kishte ndodhur dje rreth orës 09:30 minuta kur E.I (30) vjen nga fshati dhe futet në oborin e puntorisë për mobile pronë e bashkëfshatarit të tij. Aty e takon M.K (21) i punësuar aty, i cili i thotë që të largohet ndërsa E.I e sulmon me grushta e më pas edhe me shufër metali. Atëherë i punësuari dhe dy djem të pronarit J.J (23) dhe A.J (21) sipas asaj që kanë deklaruar e kanë rrahur atë.

E.I më pas ikën me makinën e tij por arestohet nga policia me cka dërgohet për shërim në spital. Policia është duke e zbardhur rastin.

Loading...