Të enjten (02.08.2018) në ora 14 e 30 minuta policia është njoftuar se në rrugën rajonale Pirok-Tetovë, në fshtin Reçicë e Madhe, një veturë “Opel Astra” me targa të Tetovës ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë elektrike.
Veturën e ka drejtuar 66 vjeçari I.B. nga fshato Reçicë e Madhe. Menjëherë pas aksidentit ai është dërguar në spital, ku është konstatuar vdekja e tij nga ana e mjekut, shkruan Gazeta Lajm. Në vendin e ngjarjes hetime ka kryer ekip i policisë tetovare, si dhe prokurori public. Policia po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit.

Loading...