Tetovasot: Nervozohet BEQA, përpak grushta Visar Ganiut në mbledhjen e BDI-së

Kryetari i degës së BDI-së, Beqir Asani – Beqa në mbledhjen e fundit është nervozuar aq shumë sa ka hedhur shumë kritika ndaj kryetarit të Çairit, Visar Ganiut. Siç mësohet zënka mes Beqës dhe Ganiut ka qenë e ashpër shkaku i legalizimeve ku ka këtë zënkë verbale e ka ndërprerë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, pasi siç thuhet mos kishte hyrë Ahmeti do të kishte përfunduar me grushta, shkruan portali Tetovasot.

Gjithashtu në këtë mbledhjesiç kanë raportuar mediat janë kritikuar edhe disa ministra. Më i kritikuari ka qenë ishin zëvendëskryeministri për MO-në, Hazbi Lika për punën e deri tanishme në Qeveri.

Në adresë të Likës ka pasur kritika për vonesën e sistemimit të të punësuarve në bazë të MO-së dhe për përfaqësimin e ulët nëpër institucione të pozitave kyçe nga shqiptarët.
Kritika më të vogla kaluan zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i ekologjisë Sadulla Duraku dhe Bekteshi

Sipas kësaj nuk do të jetë befasi nëse Ahmeti i propozon Zaevit ndryshime të disa ministrave. Sipas burimit, paralajmërohet rokadë të ministrave të drejtësisë dhe arsimit. Megjithatë nga BDI thonë se gjithçka është në duar të Ahmetit./Tetovasot

Loading...