Tetovë, godet me thikë gruan që kanë jetuar bashkë

Në SPB-në në Tetovë dje nga Spitali i qytetit të Tetovës kanë marrë një thirrje, ku tek ta është sjellur një grua B.M(49) nga Tetova e lënduar me një mjet të mprehtë, në disa pjesë të trupit. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, është dërguar në Spitalin “Nëna Terëzë” në Shkup.

Pas një kohe të shkurtër në Stacionin policor në Tetovë është paraqitur personi B.A(49) dhe ka deklaruar se në shtëpinë ku kanë jetuar e ka sulmuar me thikë B.M me të cilën kanë bashkëjetuar.

Nga MPB-ja njoftojnë se personi ëstë privuar nga liria dhe është njoftuar prokurori publik.

Loading...