Një i ri para pak çastesh në Tetovë u vetëvra me litar, thonë burime jozyrtare për Telegrafin.

Rasti ka ndodhur para postës së Tetovës në zyrat e një objekti në Tetovë. Tani për tani në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e SPB-së dhe Prokurorisë Publike janë duke u bërë hetime në vendin e ngjarjes.

Zëdhënsi i Policisë së Tetovës Marijan Josifovski thotë se informata do të jep brenda ditës dhe nuk ka asnjë të dhënë zyrtare. Telegrafi mëson se bëhet fjalë për M.H. 25 vjeçar nga qyteti i Tetovës.

 

Loading...