Maqedoni
03/12/2015 19:19:01

Tetovë, lagjja e studentëve pa ndriçim dhe infrastrukturë adekuate

15625

Ndonëse i ngjason më shumë një skene filmi horror, bëhet fjalë për lagjen ku jetojnë studentët e huaj që studiojnë në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Lagjja nuk ka aspak drita, ndërkohë studentët ndihen të kërcënuar sidomos në mbrëmje, pasi siç thonë shumë studentë kanë qenë shënjestër e hajdutëve, iu janë grabitur paratë dhe celularët.

“Probleme zakonisht ka. Për me pas frikë, ne jemi meshkuj dhe është pak më ndryshe, por për femrat është pak më problem. Çdo natë pas orës dhjetë vijnë vetura të panjohura dhe është rrezik të dalim. Duhet me u menduar dy herë ose me marr një shok me vete për të dalë.
Ka pas rast që e kanë nguc një vajzë pastaj dolëm të gjithë dhe ikën menjëherë se pamë kush ishte se ikën menjëherë. Kësaj rruge pa drita kemi shumë probleme”.

“rreziku është i madh këtu, sidomos në këtë pjesë të qytetit të Tetovës, vijnë makina njerëz të panjohur natën, sidomos për gjininë femërore është tepër rrezik. Shqetësime kemi, vijnë njerëz të panjohur na zënë rrugën për të shkuar deri te banesa pa drita jemi, duhet të kthehesh”.

Pronarët e banesave në këtë lagje, theksojnë se disa herë kanë kërkuar nga Komuna që të rregullojnë ndriçimin, por kanë hasur në vesh të shurdhër.

“Vijnë ca djem të ri që nuk banojnë këtu hipin shkallëve dhe iu kërkojnë parë studentëve për ti pastruar por nuk duhet tu marrin para se nuk pastrojnë shkallë ata. Problemi këtu është më tepër me errësirën, se nuk ka drita kjo rruga pas ndërtesave. Kemi kërkuar në komunë unë kam qenë personalisht te kryetari i këshillit më tha që do e fusim në program për këtë vit mirëpo asgjë nga ajo. Ndërtesat që shihni këtu i kanë krejt të paguara komunalet çka duhet krejt janë paguar mirëpo këtu nuk ka drita”, tha Embërli Sinani, pronar i banesave.

“Mungesa e dritave, nuk është problemi i vetëm që e ka kjo lagje. Një porosi nga kjo lagje për të gjithë politikanët që lavdërohen se Tetova ka dy universitete dhe mbi dhjetë mijë studentë, le t`i bëjnë pak kushtet për këta studentë. Në këtë baltë, ujë dhe papastërti për çdo ditë, qindra studentë që banojnë në këto banesa lëvizin”.

Nga komuna e Tetovës deklaruan se planifikojnë një projekt për ndriçimin e lagjes, por pa precizuar afatin kohor. Ndërkaq kryeshefi i policisë së Tetovës, ka theksuar se do t’iu përgjigjet kërkesës së studentëve për mbrojtje, duke dërguar më shumë policë në këtë lagje. Alsat-M

Bashkim Sulejmani

To Top