Tetovë, një nxënësi iu thye dhëmbi nga goditja që e ka marrë nga arsimtari

Policia e Tetovës ka ngritur padi penale kundër M.B (56) nga fshati Zhelinë i Tetovës për shkak dyshimit për vepër penale të kryer “maltretim në kryerjen e shërbimit”, transmeton Portalb.mk.

“Me 13.03.2018 rreth orës 11:00 në shkollën fillore të zhelinës një arsimtar, gjatë orës mësimore e ka goditur një nxënës në pjesën e pasme të kokës ku për këtë shkak u përplas në bankë dhe iu thye dhëmbi”, njofton policia.

Loading...