Anëtarët e Plenumit Studentor që dje kanë vendosur tendë para rrugës “Maqedonia” në Qendrën e Shkupit, ku ditëve në vijim do të mbledhin mjete për të ndihmuar banorët që pësuan tragjedinë nga vërshimet e së dielës, transmeton “lajmpress”.

“Plenumi Studentor shpreh keqardhjen më të thellë deri tek familjet e viktimave dhe shprehim shpresë të fuqishme se të pagjeturit do të kthehen në shtëpitë e tyre. Njëherit Plenumi Studentor fillon aksion për mbledhje të mjeteve për zonat e vërshuara. Ftojmë të gjithë qytetarët human që të vijnë tek sheshi “Nënë Tereza” dhe me vete të sjellin ushqim të konzervuar, ujë dhe rroba që të mund t’u ndihmojmë bashkëqytetarëve tani të cilët në këto momente kalojnë përiudhën më të vëshitrë” ka thënë Ivana Tufegxhiq, anëtarë e Plenumit.

Tenda është vendosur mbrëmë në orën 22:00. Tetovo1

Loading...