Pas mposhtjes së Kartagjenës në Luftën e I Punike, Republika Romake u bë fuqia detare që dominonte mesdheun. Megjithatë kontrolli i Romës mbi detet nuk ishte absolut. Në lindje të Italisë një tjetër fuqi po ngrihej. Kjo ishte mbretëria e Ardianëve, e sunduar nga një fis Ilir e cila po kërcënonte rrugët tregtare romake nëpër detin Adriatik. Kjo mbretëri drejtohej nga Teuta, Mbretëresha e Ardianeve.

Teuta ishte gruaja e Agronit, mbret i i fisit Ardian. Nën udhëheqjen e tij ardianët u bënë një forcë që nuk duhej nënvlerësuar. Sipas shkrimtarit romak , Appian i Aleksandrisë, Agroni kishte zgjeruar mbetërinë e tij duke pushtuar një pjesë të Epirit, Corcyra (Kreta e sotme), Epidamnus (Durrësi i sotëm) dhe Pharus. Veç kësaj, flota e Agronit ishte bërë një forcë e frikshme në Adriatik.

Në 231 p.e.s. mbreti Agron vdes papritur pas fitores kundër Aetolianeve. Sipas historianit grek Polibus “Mbreti Agron u gëzua pa masë kur mësoi lajmin e fitores nga gjeneralët e tij, ai shtroi gosti të shumta dhe u dha kaq me tepri pas qejfit saqë u sëmurë dhe vdiq pas disa ditësh”. Trashëgimtari Pinnes ishte ende një fëmijë, në pamundësi të tij për të udhëhequr drejtimin e mori Mretëreshë Teuta si regjentja e tij.

Megjithëse Teuta vazhdoi politikën ekspansioniste të burrit të saj Polibi e përshkruan në një menyrë negative. Kjo mund të jetë bazuar në këndvështrimin romak të historisë. Po sipas Polibit, Teuta mbështeti dhe nxiti piraterinë detare dhe urdhëronte plaçkitjen pa mëshirë të fqinjëve duke i konsideruar të gjithë si armiq.

Ishte kjo arsyeja që mund të ketë shtyrë romakët të ndërmarrin një valë sulmesh kundër Teutës .Ata i kishin injoruar deri atëherë ankesat e tregtarëve që udhëtonin nëpër Adriatik. Por rritja e madhe e numrit të sulmeve pirate nuk mund të tolerohej më. Fillimisht romakët përdorën diplomacinë duke dërguar disa ambasadorë për të bërë negociata. Të dhënat e asaj kohe tregojnë se Teuta nuk mori parasysh asnjë nga ato, madje arriti deri aty sa të vriste ose burgoste të dërguarit( mbi këtë nuk ka të dhëna të sigurta).

Kur lajmi mbërriti në Romë, ata u ndien të fyer dhe vendosën ti shpallin luftë Teutës. Një flotë prej gati 200 anijesh e mbështetur nga një trupë tokësore u bë gati për sulm. Shënjestra e parë ishte Corcyra e drejtuar nga Demetrius, që ishte dhe guvernatori i Pharus. Sipas Appianit, po ashtu edhe Polibit Demetrius e tradhëtoi Teutën duke ndihmuar romakët për të rrethuar Corcyrën. Sipas Cassius Dio, ishte Teuta që dërgoi Demetrius për të dorëzuar Corcyrën në shkëmbim të një armëpushimi. Pak kohë pas armëpushimit Teuta sulmoi Epidamnus dhe Apolloninë duke detyruar romakët që te ndërhyjnë. Demetrius vendos të bëjë aleancë me romakët pas veprimeve të rrezikshme tekanjoze të Teutës.

Duke kuptuar që nuk mund ti bëjë ballë ushtrive romake, Teuta dorëzohet në 227 p.e.s. Ajo pranon të paguajë haraçin  e vendosur, heq dorë nga pjesa më e madhe e territoreve të cilat u bënë provinca romake, si dhe pranon të mos e kalojë Lissus me më shumë se dy anije të paarmatosura. Pjesa e mbetur e mbretërisë së Agronit ishte në duart e Pinnes, mbikqyrës i të cilit u caktua Demetrius.

Teuta jetoi edhe disa dekada më vonë. Një histori interesante ka qarkulluar se ajo u hodh nga një shkëmb për të mos u dorëzuar tek romakët në Risan, në gjirin e Kotorit (sot Mali i Zi). Meqenëse Risan është i vetmi qytet në gji pa një traditë detare, thuhet se është pasojë e mallkimit që e ndoqi qytetin pas vetëvrasjes së mbretëreshës Ilire.

Loading...