Paga më të larta për mjekët specialist për 10% nga janari i vitit 2019 dhe një shtesë prej 5% duke filluar me pagesën e pagës së shtatorit në vitin 2019. Në shtator të vitit 2019 do të rriten pagat edhe për të gjithë punëtorët shëndetësor. Kjo është e parashikuar në Propozim-buxhetin për vitin 2019, që është në debat në Komisionin e Kuvendit të Maqedonisë.

“Kemi problem real në shëndetësi në mungesën e kuadrove. Për këtë qëllim këtë vit dhe vitin e ardhshëm parashikuam rritjen e pagave të punëtorëve shëndetësorë, me rritje prej 10% të specialistëve. Kur të punësuarit janë mirë të paguar, ata janë më produktiv. Për këtë qëllim, nga shtatori i rritëm pagat edhe në arsimi dhe në kujdesin fëmijëror. Rritja e rrogave në sektorin publik, vendosja e nivelit të pagës minimale, si dhe masat qeveritare për mbështetjen e pagave i lëvizi pagat edhe në sektorin privat”, tha ministri Tevdovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri në debat në komision tha se rritja e pagave neto është rritur për 5%, që është rritje më e madhe gjatë viteve të kaluara./Telegrafi/

Dragan Tevdovski

Loading...