Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, tha se pavarësisht reagimeve, qeveria sërish mendon se është e nevojshme që vendi të ketë tatim progresiv. Sipas tij, taksa e sheshtë po braktiset ngadalë nga të gjitha shtetet e rajonit dhe më gjërë. Ministri shtoi se taksa e sheshtë ka ulur të ardhurat e shtetit, nga përqindja e BPV-së.

Taksat progresive dominojnë në BE, por edhe në Shtetet e Bashkuara, kështu që tatimi i sheshtë e kemi vetëm në vendet ish-socialiste të cilët viteve të fundit po e braktisin atë, nga fqinjtë tanë e ka shfuqizuar edhe Shqipëria në vitin 20114″- tha Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Loading...