Maqedoni

Tezat kontradiktore të Bdi-së dhe Lsdm-së dhe hesapi i pazarit politik!

qenan

 

Në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe z. Ali Ahmeti , duke vlerësuar se një numër i madh i votave nga kontoja politike e sajë do të mund të derdhen në konton e Lsdm-së-atëherë si opozitë, tentuan ti bindin shqiptarët se kjo është punë e gabuar po që se ndodhë, sepse ne jemi ata që mbrojmë interesat e shqiptarëve. Sepse sipas tyre sistemi politik është i ndërtuar mbi baza ETNIKE. Rezultati u pa. Mijëra vota nga shqiptarët u orientuan tek Lsdm-ja. Ndërkaq Lsdm-ja pohonte në mënyrë të prerë se edhe BDI-ja është pjesë e pandashme e të KEQES dhe shpërdorimit me pushtetin që i ndodhi vendit dhe qytetarëve në decenien e kaluar. Siç po shihet në kontinuitet gjat fushatës në këto zgjedhje lokale u pa se BDI-ja dhe Lsdm-ja u ndeshën në KONTRADIKTË të skajshme lidhur me tezat e etabluara në zgjedhjet parlamentare para dhjetë muajsh.Këta subjekt realizuan sallto-mortale në arenën e njëjtë politike dhe para publikut të njëjtë . Mbase, koalicionet multietnike parazgjedhore as që janë e aq që mund të jenë kontestuese, por ,për një kohë aq të shkurtër KONTESTUESE është HIPOKRIZIA politike e subjekteve në fjalë. Mbetet të shihet se kjo PRAGMË politike e këtyre subjekteve a do të del hesap i mirë dhe i drejtë në pazar, apo do të del hesap pa hanxhiun! (Qenan Aliu)

To Top