Thaçi ankohet për përkthimin në Gjykatë, kërkon të përdoret gjuha shqipe

Kryetari i PDSH-së Mendih Thaçi, i akuzuar në rastin e PPS-së Titanik 2 në seancën e sotme që po mbahet në Gjykatën Penale nuk ka pranuar kërkesën e prokurores speciale Fatime Fetai që Thaçi të ketë një përkthyes gjatë gjithë kohës në seancë.

Thaçi paraprakisht ishte ankuar se pjesë të procedurës nuk ka pranuar në gjuhën amëtare dhe për këtë arsye prokurorja speciale kërkoi që gjykata t’i sigurojë një përkthyes simultan për gjatë gjithë kohës. Thaçi në fillim të seancës u ankua se iu janë thyer të drejtat duke mos pasur përkthim adekuat. Ky diskutim mes Fetait Thaçit dhe gjykatësit, Ognen Stravev zgjati për rreth gjysëm ore.

Loading...