Thaçi: Arbën Xhaferi dha kontribut të jashtëzakonshëm për avancimin e shqiptarëve në Maqedoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në gjashtë vjetorin e vdekjes së Arbën Xhaferit ka thënë se ai ishte njëri nga politikanët dhe intelektualët më të mëdhenj të botës shqiptare.
Thaçi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Arbën Xhaferi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Gjashtë vjet më parë u nda nga jeta njëri nga politikanët dhe intelektualët më të mëdhenj të botës shqiptare, Arbën Xhaferi. Kontributi i tij si lider i shqiptarëve të Maqedonisë për avancimin e të drejtave të tyre ishte i jashtëzakonshëm. Arbën Xhaferi do të kujtohet si politikan që sintetizoi me urtësi mendimin politik modern mbi një platformë pozitive kombëtare”, ka shkruar Thaçi./Lajmi.net/

Loading...