Thaçi dhe Mijallkov u deklaruan të pafajshëm, ja deklarimet e tyre?

Sasho Mijallokov dhe Menduh Thaçi u deklaruan të pafajshëm për rastin Titanik 2 të PSP-së për
parregullsi të mundshme zgjedhore. Përveç tyre, faj nuk ndjejnë as ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin
ibraimi, Sasho Srcev, Vllatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska. Të gjithë thanë se e kanë të qartë
përse i ngarkon PSP-ja. Ish drejtori i DSK-së dalloi politikë në prezantimin e akuzës nga ana e
prokurores Fatime Fetai.
“Përafërsisht e kuptova akuzën, por fjalimi i prokurores ishte më shumë politikë sesa drejtësi. Unë
absolutisht jam i pafajshëm”, tha Sasho Mijallkov-ish drejtor i DSK-së.
Ish anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibraimi dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkuan gjykata
akuzën t’ua dorëzojë në gjuhën shqipe. Gjatë daljes nga gjykata Thaçi refuzoi të japë deklaratë edhe
pse ishte më aktivi në gjykatë, gjegjësisht shpesh polemizonte me gjykatësin rreth të drejtës për
përdorimin e gjuhës shqipe.
“Do më pyesni për hyrje në Qeveri, kini pak mirëkuptim…”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetarë i PDSHsë.
Në fjalën hyrëse, prokurorja Fatime Fetai tha se Mijallkov veprën penale e ka kryer nga pozita e
fuqisë politike. Ndërsa Menduh Thgaçi, sipas akuzës, i nxitur nga Mijallkovi e ka urdhëruar Bedredin
Ibraimin të votojë në KSHZ në dobi të VMRO-DPMNE-së që të rivotohet në një vendvotim në Strumicë
për zgjedhjet lokale të vitit 2013. Gjykimi vazhdon më 22 maj me fjalët hyrëse të avokatëve
mbrojtës./Alsat-M

Loading...