Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, ka pirë kafenë e mëngjesit bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në qytetin e Gjenevës ku po pritet të nis një samit ku të ftuar janë të dy krerët. Sipas njoftimit të presidentit, ata po marrin pjesë në Samitin për ndikim në Zhvillim të Qëndrueshëm, që mbahet me organizim të Borge Brende, Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror. Ka qenë vetë presidenti Thaçi ai që ka bërë të ditur për takimin me kryeministrin Edi Rama si dhe me temën për çka do të flitet në këtë samit.

“Me Edi Ramën në Samitin e Ndikimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm Forumit Ekonomik Botëror. Diskutimi se si të arrihet paqja e qëndrueshme në rajonin tonë. Nisma e mirë këtu nga miku ynë Borge Brende”, ka shkruar Thaçi në Twitter. Ndërkohë, çështja e paqes në rajon ka lidhur Thaçin e Ramën edhe ma herët, pasi idetë për korrigjim të kufirit është raportuar të kenë ardhur nga Edi Rama tek presidenti Thaçi, pas një takimi të këtij të parit me presidentin serb Vucic. Ndryshe, Hashim Thaçi dhe Edi Rama shquhen për raporte të mira, e kjo është konfirmuar me ftohjen e raporteve që presidenti Thaçi pati me ish-kryeministrin Sali Berisha, kundërshtarin e madh të kryeministrit Rama.

Loading...