Zëvendëskryeministri njëhereësh Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar Raportin e Progresit për vitin 2015, duke thënë se ky raport thekson progresin më të madh të shënuar ndonjëherë në procesin e Integrimit Evropian.

Thaçi ka thënë se tashmë me të të drejtë e presim edhe liberalizmin e vizave për vitin e arshshëm, meqë sipas tij, Raporti i Progresit e ka vlerësuar si progres procesin për liberalizimin e vizave.

Lexojeni të plotë postimin e Thaçit në Facebook

Raporti i Progresit është gjithmonë i mirëseardhur si udhërrëfyes për integrimin në Europë. E mirëpres edhe Raportin e Progresit për vitin 2015, që thekson progresin më të madh të shënuar deri tani në procesin e integrimit në Bashkimin Europian — nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. I mirëseardhur është edhe vlerësimi për progresin e arritur në procesin e liberalizimit të vizave. Tash me të drejtë presim që vitin e ardhshëm të udhëtojmë pa viza në Europë. Por, e vërejta edhe dënimin që i bëhet dhunës së ushtruar nga opozita dhe gjykimin se kjo qasje është në kundërshtim me frymën europiane. Nuk ka dyshim që jemi në rrugë të drejtë. Të arriturat tona po marrin mirënjohje. Tani duhet edhe më tepër punë dhe angazhim. Rrugën tonë drejt BE-së më nuk mund ta ndalë asgjë dhe askush. HTH

Loading...