Thaçi godet Berishën: Je bashkëpunëtor i Millosheviçit, ke strehuar Arkanin!

Presidenti Hashim Thaçi i ka reaguar Sali Berishës, i cili i dha mënd që të mos e mbështesë idenë
që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.
Thaçi ka thënë se Kosovës nuk i duhen këshilla nga ata që e kanë ndihmuar Sllobodan
Millosheviçin, në vitet e luftës me Kosovën, duke i shitur naftë, në kohën kur Jugosllavia ishte nën
sanksione.
Madje, Presidenti i Kosovës ka shkuar edhe më tej duke thënë se këshilla nuk i duhen as prej atij
që ka strehuar Osama Bin Landenin dhe ka arrestuar Adem Jasahrin dhe komandantë tjerë të
UÇK-së.
“Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të
pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe
autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë
sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e
civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës”, ka shkruar Presidenti i
Kosovës.
Mirëpo, ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka dalë kundër idesë së ndryshimit të kufijve
dhe shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Madje, ka thënë se nuk duhet që Lugina e Preshevës të përdoret për tregti ndërmjet dy shteteve
e aq më pak të preken kufijtë e Kosovës që janë njohur ndërkombëtarisht nga 115 shtete.Presidenti Hashim Thaçi i ka reaguar Sali Berishës, i cili i dha mënd që të mos e mbështesë idenë
që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.
Thaçi ka thënë se Kosovës nuk i duhen këshilla nga ata që e kanë ndihmuar Sllobodan
Millosheviçin, në vitet e luftës me Kosovën, duke i shitur naftë, në kohën kur Jugosllavia ishte nën
sanksione.
Madje, Presidenti i Kosovës ka shkuar edhe më tej duke thënë se këshilla nuk i duhen as prej atij
që ka strehuar Osama Bin Landenin dhe ka arrestuar Adem Jasahrin dhe komandantë tjerë të
UÇK-së.
“Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të
pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe
autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë
sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e
civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës”, ka shkruar Presidenti i
Kosovës.
Mirëpo, ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka dalë kundër idesë së ndryshimit të kufijve
dhe shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Madje, ka thënë se nuk duhet që Lugina e Preshevës të përdoret për tregti ndërmjet dy shteteve
e aq më pak të preken kufijtë e Kosovës që janë njohur ndërkombëtarisht nga 115 shtete.
“Eshte fakt i pamohueshem se Serbia gjithnje ka dashur t’u perdori si plaçke tregu dhe per
shkembim territoresh”, ka shtuar ai.
Reagimet e Berishës vijnë në kohën kur edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po paralajmëron
se do të ketë korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën.
Megjithëkëtë, Sali Berisha e ka kundërshtuar edhe këtë ide.
Reagimi i plotë i Thaçit:
Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve, po bashkim të PreshevësMedvegjës dhe
Bujanovcit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në procesin
e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mënyrë paqësore.
Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke
Kosovë – Serbi, dhe Kosova do të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare: në BE,
NATO dhe OKB.
Nuk duhet t’i përsërisim gabimet siç na ndodhën me vonesën për themelimin e Ushtrisë së
Kosovës apo dhe me votimin e vonuar të demarkacionit me Malin e Zi.
Për procesin e dialogut dhe marrëveshjen paqësore, Kosova e ka mbështetjen e plotë të
Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë rrugëtim të përbashkët, Kosova nuk do ta ketë asnjë mëdyshje, sepse liria dhe pavarësia
e Kosovës, është produkt i sakrificës sonë dhe i mbështetjes euroatlantike.
Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë
masive nga skena politike.
Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të
pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe
autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë
sanksione kundër Millosheviqit.
Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin,
vrasësin e shqiptarëve të Kosovës.
Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe
komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si
terroriste.
Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për
bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën
e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare. HT“Eshte fakt i pamohueshem se Serbia gjithnje ka dashur t’u perdori si plaçke tregu dhe per

e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare. HT

Loading...