Maqedoni

Thaçi i bindur: BDI-ja do e humb Tetovën, madje edhe me LSDM-në

menduh-taci

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë mbajti tubim në Tearcë, ku kërkuan nga banorët e zonës që të votohet kandidati i tyre për kryetarë të kësaj komune, Ruhan Ilazi. Ky i fundit tha se Tearca do të ndryshoj për së mbari, nëse në zgjedhjet e së dielës qytetarët rrethojnë numrin 15.

Ndërkaq, kryetari i kësaj partie Menduh Thaçi, tha se oponenti i tyre politik, BDI-ja ka bërë marrëveshje me LSDM-në për Tetovën, pasi që sipas tij do të pësoj disfatë në këto zgjedhje lokale. Ai thotë se përveç PDSH-së, asnjë parti tjetër shqiptare nuk është opozitë e vërtetë.

“Bile herë pas herë vlerësoj se janë shumë më të rrezikshëm se Ali Ahmeti dhe BDI-ja, për shkak se ata janë imitacion i BDI-së. Ky fenomen ka sjell në modë të re, marrin zeqatën e njerëzve marrin ndihmat humanitare islame, bëjnë parti politike dhe kërkojnë të marrin pushtetin. Ne si parti politike duhet të angazhohemi që të marrim mandatin dhe popullit t’ia sjellim buxhetin e shteti përpara”, tha Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top