Thaçi mbetet “veren do smrt” vetëm ndaj kauzës kombëtare dhe Amerikës

Hasan Sinani
E akuzuan dhe e sulmuan nga të gjitha anët. I bënë lloj-lloj montime, të cilat shqiptarët i kuptuan menjëherë. Nuk kaluan, sepse ishin montime amatoreske.
Mirëpo nuk e thyen. Ai mbeti “veren do smrt” (besnik deri në vdekje). Por jo ashtu siç duan ta akuzojnë pinjollët e Beogradit. Besnik deri në vdekje lideri ynë i mbeti vetëm kauzës kombëtare dhe Amerikës. Këtë e tregon e kaluara e tij politike, do ta tregojë edhe e ardhmja. Kur të bien maskat dhe shpifjet të dalin në sipërfaqe, do të zbulohet se kush ishte vegël e sllavëve për të njollosur liderin e PDSH-së dhe pasuesin e vetëm të rrugës së kryetarit legjendar, Arbër Xhaferi.

Atëherë turpi do t’i mbulojë fytyrat e tyre dhe do të kërkojnë falje, mirëpo do të jetë vonë. Edhe nëse lideri ynë ua falë, kombi shqiptarë nuk do ua falë, sepse i bënë aq shumë dëm kauzës shqiptare në Maqedoni. Atëherë do të bindeni të gjithë se kjo që po e them nuk është vetëm nga simpatia që kam për këtë subjekt, por është e vërtetë e pamohueshme, se kryetarii PDSH-së i mbetet “besnik deri në vdekje” vetëm kauzës shqiptare dhe mikut e aleatit më të madh të shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës./lajmpress.com

Loading...