Thaçi mund të dënohet prej 15 vite deri me burgim të përjetshëm

Avokati Besnik Berisha përmes një publikimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka porositur Presidentin e vendit Hashim Thaçi që të mësojë ligjin para se të premtojë korigjim të kufirit. “Hashim, thuaj dikujt le ta lexon ligjin, para se te premtosh “korrigjim” te kufirit” ka shkruar Berisha.

Berisha në shkrimin e tij gjithashtu ka thënë se: Per te gjithe ata pushtetare qe me gjuhen e tyre, kinse te moderuar, po i vardisen Serbise dhe po premtojne rishikim te kufirit si alternative me u pajtu me Serbine, ua rekomandoj qe ta lene kete “muhabet” dhe ta konsultojne Kodin Penal te Republikes se Kosoves, respektivisht nenin 124, paragrafi 2.
Ndryshe Avokati Besnik Berisha një veprim të tillë e ka cilësuar si tradhti, veprim ky i cili sanksionohet me 15 vite burgim.

”Nje veprim i tille cilesohet si tradheti ndaj vendit dhe sanksionohet me se paku 15 vite burgim.Ndaj, shijoni milionat qe i keni nga pushteti, e lereni kete cope toke tek mileti.’’ Fare në fund avokati Besnik Berisha ka shkruar se ”Burgu eshte i rende, ju s’mund ta duroni’’./Kohanews/

Loading...