Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Presidenti Thaçi, homologut të tij, Bujar Nishani, i ka ndarë mirënjohjen “Urdhri i Lirisë” nga Kosova.

Thaçi ka vlerësuar punën e Nishanit për popullin shqiptar dhe angazhimin e tij për njohjen e Kosovës, si dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme.

Tutje Thaçi ka thënë se Kosova dje ka dhënë një provim të rëndësishëm të demokracisë duke votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë pas një debati disa orësh në Parlament.

“Debatet e brendshme demokratike duhet t’i marrim si shumë të shëndetshme. Kosova dje ka dhënë një provim të rëndësishëm të demokracisë. Pas një debati disa orësh ka marrë një vendim nga partitë politike. Ky është një emancipim i klasës politike kosovare. Ne duhet të jemi shumë të shqetësuar nëse kemi pak parti”, ka thënë Thaçi.

Loading...