Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në pres konferencën e përbashkët në Shkup me me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, ëhstë pyetur edhe lidhur me fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë qëndrimit në Kosovë, ku mes tjerash lavdëroi Sllobodan Millosheviqin, shkruan Gazeta Lajm.
“Unë si president i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, po punojmë një kohë për të lëvizur gjërat para, për të arritur marrëveshje historike dhe njohjes reciprok.

Çdo mesazh i paqes, stabilitetit, dialogut, miqësisë është i mirëseardhur.
Mirëpo angazhimi për paqë dhe glorifikimi i Millosheviqit dhe gjeneralëve të tij, që identifikohen me krime të kryera nga Kroacia deri në Kosovë, janë gjëra që nuk shkojnë bashkë”, theksoi Thaçi.

Deklaratën e plotë mund ta përcillni në këtë Link.

Loading...