Thaçi: Po bashkëngjitjes së Preshevës, po njohje reciproke dhe OKB, jo ndarje, jo shkëmbime

Presidenti i Kosovës, edhe njëherë ka qartësuar idenë e tij për korrigjim të kufijve, përmes profilit të tij në Facebook.
“Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news”, ka shkruar Thaçi.

Për idenë e korrigjimit të kufijve tashmë SHBA-të kanë dhënë sinjale të forta që mund ta mbështesin. /Lajmi.net/

Loading...