Thaçi konfirmon se Kosova plotëson kriteret për liberalizmin e vizave

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka konfirmuar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave.

“Tani nuk ka asgjë që e ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen. Politika jonë pro evropiane dhe puna e vështirë që është bërë për plotësimin e të gjitha kritereve, i jep sot fund izolimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Se Kosova e ka përbushur kriterin për liberalizmin e vizave, paraprakisht e ka konfirmuar edhe Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos.

/21Media

Loading...