Thaçi thotë se po të mbahej referendumi i Maqedonisë në Kosovë, 95 për qind do të votonin “Për”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës së sotme në Shkup, ka apeluar te qytetarët shqiptarë në Maqedoni, që të dalin masovisht dhe të votojnë
“Po të mbahej ky referendum në Kosovë, 95 për qind do të votonin për. Ne mezi po presim”, ka deklaruar Thaçi.
I pyetur nga gazetarët maqedonas nëse me apelin për të dalë në referendum po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, presidenti kosovar tha se obligim i shteteve fqinje është të ndihmojnë për të mirë njëri tjetrin.
Thaçi poashtu u pyet se pse gjatë qëndrimit në Shkup nuk takohet me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Duke i ikur përgjigjes direkte, ai u përgjigj se nuk ka ardhur në Maqedoni për të mbajtur anën e ndonjë lideri politik, duke shtuar se Kosova zhvillon raporte me Maqedoninë në bazë të interesave shtetërore, e jo politikës së përditshme.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se Maqedonia përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Maqedonia mbështet zgjidhjen që do të çoj përforcoj paqen dhe stabilitetin në rajon. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë.
Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, theksoi rendësin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke theksuar edhe ndërtimin e autostradës e cila do të mundësoj qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do të ndikoj në rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
“Kosova dhe Maqedonia nuk akne asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një bashkëpunim të shkëlqyer”, deklaroi Hashim Thaçi, president i Kosovës, i cili njëherit përshëndeti edhe arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërkohë që theksoi edhe rendësin e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast u shpreh i prerë se një marrëveshje e tillë do të jetë shumë e vështirë.

Loading...