ShowBiz

The Sun: Kush është pjesëmarrësja shqiptare në Eurovision

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-17 09:52:41Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Për Lindën ka shkruar edhe “The Sun” Tabloidi britanez “The Sun” ka publikuar një   artikull në të cilin tregon në detaje për   përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision 2017,   Lindita Halimi.

“Shqiptarët po i mbajnë shpresat te këngëtarja e   American Idol, por a do të jetë në gjendje ta   mbajë këtë ritëm për ta”, shkruan The Sun.

E përditshmja e njohur ka shkruar edhe për   karrierën e saj si këngëtare duke thënë se ylli 27 vjeçar ka lindur në Kosovë, ka marrë pjesë në   American Idol, ethet e së premtes dhe ka qenë   konkurente në Top Fest, transmeton rtv21.tv.

“Ajo u shpërngul në SHBA në vitin 2013 dhe   konkuroi në American Idol, edhe pse ajo nuk e ka   bërë atë deri në fazat e fundit”, shkruan më   tutje e përditshmja britaneze.

Lindita do të interpretojë këngën e saj “Botë” e   cila është kompozuar nga Klodian Qafoku, ndërsa   teksti është shkruar nga Gerald Xhari.  Ndërsa finalja e Eurovisionit do të mbahet të   shtunën më 13 maj.

To Top