Theren me thikë dy vëllezër në Grushinë të Shkupit

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Grushinë të Shkupit, dy vëllezër përderisa kanë qenë duke qëndruar tek stacioni i autobusëve, janë therur me thikë nga ana e disa personave. Vëllezërit Xh.N. (32) dhe B.N (23) nga po ky fshat, janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike. Atje janë konstatuar lëndimet dhe u është ofruar ndihma mjekësore. MPB po punon në gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Loading...