Maqedoni

Theret 18 vjeçari në autobusin urban në Shkup

autobus-1-780x439

Një incident i rëndë ka ndodhur në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Të mërkurën rreth orës 19 e 45 minuta në një autobus që qarkullon deri në fshatin Bojanë ka ndodhur rrahje mes udhëtarëve në autobus. Pas intervenimit të policisë, është arrestuar 20 vjeçari R.R. nga fshati Arnaqi, te i cili është gjetur një thikë, shkruan Gazeta Lajm. Sipas policisë, në këtë rrahje është lënduar 18 vjeçari me iniciale S.F., të cilit i është shkaktuar një plagë në dorë me thikë. Është thirrë Ndihma e Shpejtë, e cila pasi i ka ofruar ndihmën e parë e ka lëshuar 18 vjeçarin për shërim në shtëpi. Stacioni policor në Gjorçe Petrov është duke ndërmarrë masa për ndriçim  të plotë të rastit.

 

To Top