Avokati Arlind Jupolli është therur me thikë, të premten, në qendër të Prishtinës, raporton Gazeta Express.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të kësaj dite, në sheshin “Nënë Tereza”.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Viktima është duke u trajtuar në QKUK. Gjendja e tij mësohet se është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Gazeta Express mëson se motiv i therjes dyshohet të jetë një konflikt i mëhershëm mes viktimës me të dyshuarin, i cili ende nuk është kapur nga policia. /GazetaExpress/.

Loading...