Maqedoni

Theret një polic maqedonas

policija-1122221111-900x445

Të enjten rreth orës 21, një polic i cili ka qenë në detyrë ka vërejtur dy persona duke vjedhur një akumulator, me ç’rast është nisur në drejtim të tyre. Njëri prej autorëve me iniciale R.R. (42) nga Prilepi, ka vërejtur se u është afruar polici dhe e ka sulmuar me thikë, me ç’rast e ka therë në dorën e djathtë (pëllëmbë)  dhe ka ikur, shkruan Gazeta Lajm. Më vonë polica e ka arrestuar personin R.R. dhe djalin e tij 16 vjeçar. Rasti ka ndodhur në rrugën “Markovska” në Prilep. Polici i lënduar është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep, ku i është konstatuar lëndim trupor. Policia po ndërmerr masa për pastrim të plotë të rastit.

 

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top