Komandanti i Luftës Adem Jashari ua kishte dërguar një letër Komandanteve për ndihmë në arme dhe municion sepse i mungonin. Por Komandante e Shtabit të Rognerit, të cilëve edhe nuk u interesonte aq shumë lufta, por dallaveret rreth luftës, siç janë Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti (të cilit Fatos Klosi ia fali tri fakultete pa qenë asnjë ditë në fakultet)

Profesor, Dr. Binak Maxharraj e ka thënë se iniciativa për krijimin e një partie të re nga kreu i Skenderajt Bekim Jashari, shënon fundin e një partie të korruptuar dhe të pa besë, siç është Partia Demokratike e Kosovës, e cila udhëhiqet nga Kadri Veseli.

Ai në një bashkëbisedim për “Bota sot” ka deklaruar se kjo parti edhe në pushtet nga kërcënime dhe shantazhe të ndryshme, si dhe treguan që nuk dinë të qeverisin, duke shkatërruar çdo gjë në shtet, po ashtu u përcill me skandal dhe afera sikurse, ajo e “Pronto”-s.

Image

Binak Maxharraj

“Dalëngadalë po i afrohet thika para dhe pas shpine PDK-së. PDK erdhi në pushte me qykë të zorit me kërcënime dhe shantazhe të ndryshme. Erdhi në pushte si mos keqi. Posa e mori pushtetin u vërsul jo në ndërtimin e shtetit, por të kapjes dhe zaptimit të shtetit. Këtë e banë njerëzit e “Krahut të luftës” të pa shkollë, të padije se si ndërtohet shteti, por kishin “dije të hatashme” se si vidhet shteti. Ata, për disa vite shkatërruan çdo gjë në shtet, duke e vjedhur, duke e plaçkitur, duke e shkatërruar të tërë ekonomin, shëndetësinë dhe arsimin  të cilat i rrëzuan për tokë. Doli te jetë Partia që kur erdhi në pushte nuk dinë të qeverisë. E përcollën afera pas aferave, skandal pas skandaleve. Më shqetësuesja ishte Afera “Pronto”,afera e tentimit për shfuqizimin e Speciales, afera me qytetaret Turq të cilët brenda ditës u vodhën në pikë të ditës dhe me dhunë u depërtuan në Turqi, pa respektuar kurrfarë procedurash ligjore, etj, etj”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka treguar se si populli ju “hakmor” PDK-së në zgjedhjet e fundit, duke rikujtuar se familja Jashari nuk ka pasur marrëdhënie të mira me këtë parti.

“Të gjitha këto i panë të gjithë, i pa edhe populli dhe ju hakmor në zgjedhjet e fundit kur ajo doli humbësja më e madhe në këto zgjedhje, nga 32 deputet ra ne 22 deputet. Më zili të madhe të gjitha këto vërgllime të PDK-se me shumë vëmendje po i përcillet edhe Familja e Legjendarit Adem Jasharit. Rritej mllefi në gjirin e saj për kur e shihte se si po e rrënonte shtetin kjo Parti. Por Familja legjendare e Adem Jasharit kur nuk mati raporte të mira më këtë Parti si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës. Prishja e raporteve kishte filluar qe nga lufta. Komandanti i Luftës Adem Jashari ua kishte dërguar një letër Komandanteve për ndihmë në arme dhe municion sepse i mungonin. Por Komandante e Shtabit të Rognerit, të cilëve edhe nuk u interesonte aq shumë lufta, por dallaveret rreth luftës, siç janë Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti (të cilit Fatos Klosi ia fali tri fakultete pa qenë asnjë ditë në fakultet), Azem Syla,Bujar Bukoshi (i cili ishte rrëmbyer nga ky shtab), të cilët nuk i dolën në ndihmë me ç`rast Komandanti Legjendar u sakrifikua me gjithë familje duke luftuar fyt për fyt me çetniket, kurse këta komandant sikur bënin sehire që ata të vriten sa më parë, sepse këta në asnjë mënyrë nuk deshten ti ndalin në ndihmë kësaj familje ani pse gjendeshin aty diku për rreth”, ka potencuar Maxharraj për “Bota sot”.

Loading...