Thirrje për protestë?! Nga kush?! Për çfarë?!

Pse…

Thirrje per proteste?!Nga kush?!Per cfare?!

Liljana Cerri

Cili është nocioni proteste?! Kush e kupton realisht atë?! Ne 28 vite demokraci kur protestoi populli realisht?! Ne çdo protestë çfarë është bërë , kush i dëgjoi, kush përfitoi?! Kush u lëndua?! Kush u vra e kush u gëzua?!

Mjaft o njerëz! Mjaft nëse doni të protestoni dilni por jo kur ju therrasin partitë, por kur ju therret ndergjegjia juaj, kur ju preket familja juaj, puna juaj, prona juaj, qyteti juaj dhe shteti juaj. Dil o njeri protesto por jo se te therret nje miliarder. Dil protesto por jo se te paguan per nje dite. Dilni i hiqni nga podiumi ata qe ju masakruan endrrat por mos dilni per portofolet e masakruesve. Dil lufto bertit por jo per oligarket. E di… do thuash pse kush je ti , cte duhet ty, e plot pse te tjera por mos harro o njeri perderisa ben keto PSE je I pafuqishem I dobet pa identitet dhe pa force. Ke cmim te lire dhe blerja jote ha vetem 5 sekonda diskutim. Nuk frikson si cdo popull nuk terrorizon as shtet as opozite as polici as prokuror. Ti vetem mos harro nje gje dil protesto se urdheri eshte urdher e ti ske force te thuash JO . Pse skemi nje gure te forte tu biem kokes ketij populli e gjumi tu dal njehere e mire ose te bjere ne koma te thelle pse… pse… pse… pse…

Loading...