Thyhet dhe bastiset nga policia banesa e Albin Kurtit (Foto)

 (E plotësuar) – Derisa po niseshin policia nga banesa e Kurtit, dikush nga katet e larta të banesës ka gjuajtur një qese me molla mbi veturat e Policisë. Menjëherë janë ngjitur përsëri lartë pjesëtarët e Policisë me mjete për thyerjen e dyerve. Policia sapo është larguar nga ndërtesa e Kurtit, dhe nuk ka asnjë të arrestuar.


Shtohen forcat e policisë para banesës së Kurtit. Policia duket e armatosur fortë, ndërkohë që flitet se Kurti mund të ndodhet në zonën për rreth banesës së tij. Raportohet se porta e hyrjes së banesës së Kurtit është thyer nga policia, meqë askush nuk i është përgjigjur thirrjeve të policisë për hapjen e dyerve të hyrjes.

Albin Kurti në momentin e bastisjes së shtëpisë së tij nuk ndodhej në banesë. Nuk dihet vendndodhja momentale e Kurtit, njoftojnë burime të KosovaPress.

Forca policore të maskuara, në këto moment ndodhen për rreth banesës së deputeti të Vetëvendosjes, Albin Kurti





​Rrethohet nga policia banesa e Albin Kurtit

Forca policore të maskuara, në këto moment ndodhen për rreth banesës së deputeti të Vetëvendosjes, Albin Kurti, raporton KosovaPress.

Njësitet kanë rrethuar godinën ku banon Kurti me familjen e tij të ngushtë, ndërkohë nuk kemi informacione nëse brenda banesës ndodhej ai ose dikush nga familjarët e tij.

Njësia speciale e Policisë së Kosovës kanë bllokuar edhe hyrje daljet e rrugës që të lidh me banesën e Kurtit.


Loading...