Tifozat kuqezi në Zvicër i janë gëzuar më së shumti ardhjes së futbollistit shqiptar të Young Boys nga Zvicra, Taulant Seferi, në ekipin Shpresa të Shqipërisë, njofton ekskluzivisht gazeta “Lajm”

Në një takim të organizuar në qytetin zviceran Biel-Bienne nga përfaqësuesit e këtij grupimi, Shpëtim Brahaj, Murat Lena, Besmir Limani dhe në bashkëpunim me ishpërfaqësuesin kuqezi, Shkëlqim Destani, kanë falënderuar Seferin që zgjodhi fanellën kuqezi.

Ata në të njëjtën kohë i kanë dëshiruar mirëseardhje dhe përkrahje maksimale talentit shqiptar nga Kumanova, i cili refuzoi ftesën e Shpresave të Maqedonisë për të luajtur për kombëtaren që i rrah zemra atij dhe milionave shqiptarë nëpër botë.

Dhjetë tifozë kuqezi e kanë pritur Seferin me shalla ku shkruhej: O sa mirë me qenë shqiptarë dhe Albania, ndërkohë kanë bërë edhe një foto (Seferi në mes) me shqiponjën dy krenare.

Seferi  20 vjecar do të ketë debutimin e tij për Shpresat shqiptare javën e ardhshme kundër Moldavisë./lajm

Loading...