Tipuriç: Të gjithë mendojmë për rezultat pozitiv

Skuadra e Shkupit në mesjavë e prêt Pobedën në Çair, në kuadrin e javës së 30-të në LPFM.
Tipuric thotë se duhet të japin maksimumin për të fituar këtë ndeshje që është e rëndësishme për ta.

“Sigurisht që Pobeda nuk vjen në Çair vetëm sa për të luajtur 90 minuta, sikur ne edhe ata kanë nevojë për pikët. Ne duhet që të jemi të durueshëm që nga minuta e parë e deri te e fundit, të koncentruar dhe luftarak. Kemi deri në fund edhe nëntë ndeshje ku mundë të merren 27 pikë. Duhet të shikojmë nga ndeshja në ndeshje dhe të japim maksimumin nga vetja. Sigurisht që nuk është e lehtë që të luash 11 ndeshje në 35 ditë por nuk ka zgjidhje tjetër. Në ekip mbizotëron një atmosferë shumë e mirë dhe të gjithë mendojmë pozitivisht dhe mezi se presim që më në fund të luajmë në Çair para publikut tonë”, deklaroi Toni Tipuriç.
Skuadra e Shkupit në ndeshjen ndaj Pobedës do të ketë disa mungesa, ku përveç Vujçiçt të lënduar dhe Ljamçevskit që vuan edhe një ndeshje shkaku i kartonit të kuq, për këtë ndeshje shkaku i lëndimeve do të mungojnë edhe Bllazhe Ilijoski dhe Ermedin Adem.

Ndeshjet, java e 30-t
(E mërkurë, ora 16:00)
Renova-Skopje
A.Pandev-Shkëndija
Shkupi-Pobeda
Vardar-Rabotnicki
Pelister-Sileks

Tabela
1.Shkëndia            75
2.Vardar                49
3.Sileks                 45
4.Rabotnicki          38
5.A.Pandev            35
6.Renova               34
7.Shkupi                33
8.Pobeda               29
9.Pelister               25
10.Skopje              25

Loading...